Kjo është Elona Shabani, nxënësja nga Podujeva që arriti pikë shumë të larta në testin e maturës

- Advertisement -

Asnjë maturantë në këtë vit nuk ka arritur që të marrë 100%-shin e pikëve të testit të maturës, në asnjë nga shkollat e Kosovës.

- paragrafi 1 -

Mirëpo, një sukses shumë të mirë e ka arritur nxënësja llapjane, Elona Shabani.

- Advertisement -

Ajo ka arritur t’i mbledh 92 pikë nga gjithsej 100 sosh.

Pikë sa të Elonës, pakkush ka arritur t’i merr në testin e sivjetëm të maturës.

Suksesi i saj, ka ngjallur reagime edhe nga profesorët e gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”.

- Advertisement -

Profesori i lëndës së kimisë, Fadil Haliti, ka thënë se suksesi i Elonës e ka bërë krenarë jo vetëm gjimnazin, por krejt Llapin.

“Nxënësit si Elona Shabani e cila arriti 92 pikë në test të maturës na bonë krenar jo vetëm gjimnazin por edhe krejt Llapin”, ka shkruar ai.