E martë, 25 Shkurt, 2025

Kjo është draft-marrëveshja e Avokatit të Popullit që e refuzoi SBASHK-u / DOKUMENT

- Advertisement1-

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka propozuar një draft-marrëveshje mes Qeverisë së Kosovës dhe BSPK-së e SBASHK-ut në mënyrë që të dilet nga grevat.

Në këtë draft-marrëveshje të siguruar nga Paparaci thuhet se Qeveria do të zotohet që para përfundimit të vitit 2022 do ta rishqyrtojë Pakon Emergjente dhe se kjo do të bëhet në dialog me Sindikatën marrë parasysh kërkesat e tyre.

- Advertisement -

Po ashtu, në draft thuhet se do të vazhdojë mbështetja financiare përmes Pakos Emergjente deri në miratimin e Ligjit për Paga si dhe do të rritet paga në raport me inflacionin me rritjen ekonomike.

“1.Qeveria zotohet se para përfundimit të vitit 2022 do ta rishqyrtojë Pakon Emergjente dhe kjo do të bëhet në dialog me Sindikatën duke marrë parasysh dhe në shqyrtim kërkesat e Sindikatës dhe të palëve të tjera. Me zotim të qartë se do të vazhdohet mbështetja financiare nëpërmjet Pakos Emergjente deri në miratimin e Ligjit për Paga, duke e rivlerësuar lartësinë financiare të pakos aktuale, para fillimit të vitit 2023; apo në fillimin e vitit 2023 ta rrisë pagën në sektorin publik në raport me inflacionin me rritjen ekonomike dhe me faktorë të tjerë që përcaktojnë rritjen e pagës”, thuhet ndër tjerash në draft-marrëveshje.

Tutje, në pikën 2 të kësaj marrëveshjeje Qeveria do të zotohet se do t’i shqyrtojë kërkesat dhe komentet që janë dhënë nga Sindikatat për Projektligjin për Pagat për Zyrtarë Publikë.

E për plotësim ndryshimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, Qeveria zotohet se do ta procedojë atë duke i pasur në konsideratë komentet e dhëna nga Sindikatat.

“2.Qeveria zotohet se do t’i shqyrtojë kërkesat dhe komentet që janë dhënë nga sindikatat për Projektligjin për Pagat dhe për Projektligjin për Zyrtarë Publikë. 3.Qeveria zotohet se do ta procedojë plotësim-ndryshimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, Ligjin nr. 04/L-131, e sidomos ndryshimin e nenit 8, paragrafi 1 nënparagrafët 1.2 dhe 1.3 duke i pasur në konsideratë komentet e dhëna nga Sindikatat”, thuhet ndër tjerash në këtë dokument.

Ndërkaq, në pikën e fundit të këtij drafti dakordohet që Qeveria me prioritet do ta procedojë për miratim plotësim-ndryshimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.

- Advertisement -rrrrrrr

Me arritjen dhë nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, greva e filluar nga sindikatat sipas njoftimit të datës 18 gusht 2022 pezullohet në të gjitha nivelet.

“Palët zotohen se do ti përmbahen marrëveshjes dhe do të vazhdojnë dialogun mes Qeverisë së Republikeës së Kosovës dhe sindikatave”, përfundon draft-dokumenti i përpiluar nga Avokati i Populli.

/Paparaci.com/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...