E enjte, 7 Nëntor, 2024

Kjo është 18 vjeçarja nga Kosova e cila ka mahnitur botën e për të cilën po flasin të gjithë

- Advertisement1-

Ajo është vetëm 18 vjeçare dhe është shembull për femrat e reja nëpër botë

“Ndiqni qëllimet tuaja. Ndiqni ëndrrat tuaja. Mos hiqni dorë prej tyre, edhe nëse duket e vështirë dhe ndonjëherë e pamundur”. Këto janë fjalët e Mrikës nga Peja që tani është pjesë e rekordeve botërore.

- Advertisement -

Më 15 gusht 2019, si shtatëmbëdhjetë vjeçare, ajo u bë femra më e re në botë që ngjiti të gjitha Shtatë Majat, së bashku me babanë e saj Arianit Nikçi i cili është gjithashtu alpinist. Ata u bënë shqiptarët e parë që ngjitën të gjitha Shtatë Majat. Ata arritën në të Shtatë Majat për 17 muaj.

Mrika me mbështetjen e babait të saj, i cili e shoqëron atë në të gjitha aktivitetet e alpinizmit, ka filluar me alpinizëm kur ajo ishte 13 vjeç.

Babë e bijë janë ngjitur në të shtatë Majat më të larta në botë dhe gjeni itinerarin e tyre:

Piramida Carstensz, Indonezi (4,884), u ngjit më 15 gusht 2019

Mali Elbrus, Rusi (5,642), u ngjit më 20 korrik 2019

Denali, Amerika e Veriut (6,194) u ngjit më 20 qershor 2019

- Advertisement -rrrrrrr

Mount Everest, Asia (8,850), u ngjit më 27 maj 2019

Aconcagua, Amerika e Jugut (6,962), u ngjit më 16 shkurt 2019

Vinson, Antarctica (4,892), u ngjit më 16 dhjetor 2018

Kilimanjaro, Afrika (5.895 alt), u ngjit më 29 janar 2018

Mrika është ngjitur në majat më të larta kombëtare dhe rajonale si:

Gjeravica (2,656) ngjitje dimërore, maja më e lartë e Kosovës

Jezerca (2.694) ngjitje dimërore, maja më e lartë në Alpet Dinarike në Shqipëri

Korab (2.794) maja më e lartë në Shqipëri, ngjitja dimërore

Hajla (2,403) Ngjitje dimërore, Kosovë

Maja e Titos (2.747)  ngjitje dimërore, Maqedoni

Maja e Zezë (2,528) ngjitje dimërore, Kosovë

Mrika që kur ishte 7 vjeç, ajo filloi të stërvitej në karate, dhe ishte një konkurrente shumë e suksesshme, madje ajo ishte kampione e Kosovës në Kata dhe Kumite, gjithashtu ajo ka rripin e zi në Dan1. Mrika ishte gjithashtu një konkurrente shumë e suksesshme e skive, por tani ajo bën ski vetëm për argëtim me miqtë dhe familjen e saj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....

Profesori Milazim Krasniqi me një rrëfim tejet frymëzues: Më 1983 bashkë me Ediben morëm ofertë për të punuar në Zvicër, por nuk u larguam...

Profesori Milazim Krasniqi ka rrëfyer një histori personale që lidhet me karrierën e tij...

E dhimbshme: Doktori i ri kosovar, Jetmir Morina, vdes në një aksident në Zvicër

Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër. Binte...