Kitaristi Ledion Halitaj rrëmben çmimin e parë në ‘Albania Guitar Festival’

- Advertisement -

Kitaristi nga Kosova, Ledion Halitaj, po vazhdon të shkëlqej.

- paragrafi 1 -

Ai ka rrëmbyer edhe një çmim të parë. Kësaj here në Albania Guitar Festival – Kategoria I.

- Advertisement -

Njoftimin e ka dhënë babai i Ledionit.

“Edhe një Çmim i Parë për Ledionin🥇. Kësaj radhe në Albania Guitar Festival – Kategoria I.
Krenar me të- përgëzime profesorit, Erhan Mujka! 🎶🎸”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Ledoni ka filluar të merret me kitarë nga janari i vitit 2020 dhe brenda të njëjtit vit ka fituar katër çmime ndërkombëtare. Për moshën që e ka, Ledioni konsiderohet si talent i rrallë.