“Kids of Kosova” ju prezanton “Fashion Week Istanbul” / VIDEO

- Advertisement -

Në Turqi po zhvillohet “Fashion week Instabul”, ku po marrin pjesë shumë fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Pjesëmarrëse në këtë event është edhe Ejza Hoxha, prezantuesja e “Kids of Kosova” që e drejton emisionin “ShqipArt”.

- Advertisement -

Ejza si pjesëmarrëse e kësaj sfilate ka dërguar filmime nga eventi i organizuar në Stamboll në Turqi.

Ky event është i organizuar nga “Albania Event Producion”, dhe kishte pjesëmarrës edhe fëmijë dhe stilistë nga Turqia, Ukraina, Rusia, Bullgaria dhe Serbia, etj.

Por fëmijët e trojeve shqiptare spikatën me talentin dhe bukurinë e tyre.

- Advertisement -