Këto ushqime rrisin shanset tuaja për të ngelur shtatzënë më shpejt

- Advertisement -

Ngrënia e një diete të shëndetëshme mund të rrisë shanset për të ngelur shtatzënë më shpejt.

- paragrafi 1 -

Më poshtë, mund t’i gjeni disa prej ushqimeve që kanë potencialin për të menaxhuar crregullimet hormonale në trupin tuaj shkruan Parenting.FirstCry, transmeton Gazeta Shneta.

- Advertisement -

Lakra: Lakra është një superushqim që ndihmon në rritjen e pjellorisë suaj.Ajo mund t’i sigurojë trupit tuaj me vitamina dhe minerale thelbësore.Lakra gjithashtu ndihmon në parandalimin e formimit të miomave dhe parandalon endometriozën.

Brokoli: Brokoli është i pasur me vitaminën C, e cila ju ndihmon në procesin e ovulimit.Përvec kësaj, brokoli është i pasur me hekur, acid folik dhe antioksidantë.

Vezët: Vezët janë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave dhe e bardha e vezës është e pasur me DHA, kolinë dhe vitamin B12.Të gjitha këto lëndë ushqyese ndihmojnë në rritjen e pjellorisë.

- Advertisement -

Bananet: Bananet janë të pasura me vitaminën B6 që ndihmon në rregullimin e ciklit menstrual.Ato janë të pasura me pak yndyrë dhe përmbajnë lëndë ushqyese që sigurojnë energji.