E shtunë, 21 Shtator, 2024

Këto shkolla sot mbajnë mësim, i dalin kundër SBASHK-ut

- Advertisement1-

Tri shkolla në Prishtinë i kanë dalë kundër SBASHK-ut lidhur me zëvendësimin e orëve të humbura të grevës.

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali”,  “Faik Konica”, dhe “7 Marsi”, kanë lajmëruar se do respektojnë vendimin e MAShT-it dhe nga sot do të fillojnë zëvendësimin e orëve të humbura.

- Advertisement -

Në njoftimin e shkollës “Ismail Qemali thuhet se nesër do të mbahet mësim me orar të ditës së enjte.

“Lajmërohen nxënësit dhe mësimdhënësit e SHFMU ‘Ismail Qemali’ Prishtinë, se të shtunën, me 15.10.2022 do të mbahet procesi mësimor me orar të ditës së enjte, në bazë të Vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Nr. 013/453, për kompensimin e ditëve të pambajtura si pasojë e grevës së mësimdhënësve”, thuhet në njoftimin e publikuar nga shkolla “Ismail Qemali”, thuhet në njoftim.

Kurse shkolla fillore “Faik Konica”, ka publikuar orarin e plotë për të gjitha të shtunat që do zëvendësohen.

Edhe shkolla “7 Marsi”, ka njoftuar se do të mbajë mësim.

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....