Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka hapur konkurs për 6 vende të lira në arsim.
K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS
1. Drejtor/e në SHML “Hoxhë Kadri Prishtina”, Prishtinë;
2. Drejtor/e në SHML “Gjimnazi i Specializuar Matematikor”, Prishtinë;
3. Drejtor/e në SHML “7 Shtatori”, Prishtinë;
4. Drejtor/e në SHML “Sami Frashëri”, Prishtinë;
5. Zv. Drejtor/e në SHML “Hoxhë Kadri Prishtina”, Prishtinë;
6. Zv. Drejtor/e në SHML “Gjin Gazulli”, Prishtinë.
1. Informata të përgjithshme
1.1. Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit të konkursit më 02.11.2022 deri më
datën 16.11.2022;
1.2. Formulari i aplikimit merret në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, në sportelin nr. 5, në
objektin e vjetër të Komunës të Prishtinës rr. UÇK-2, 10000, Prishtinë.
1.3. Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve bëhet në objektin e vjetër të Komunës të Prishtinës
përmes protokollit në Qendrën për Shërbim me Qytetarë;
1.4. Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen dhe duhet të jenë kopje, përveç diplomave të
noterizuara;
Për informata më të detajizuara klikoni në link