Komuna e Istogut ka marrë vendim që disa shkolla në këtë komunë nesër të mos mbajnë mësim.
Kjo për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e mëdha të shiut.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar mësimdhënës, nxënës dhe ju prindër pas reshjeve të mëdha të shiut në Komunën e Istogut, është vështirësuar qarkullimi dhe për shkak të rrezikut që paraqet kalimi i nxënësve në ato rrugë ndërpritet mësimi për ditën e nesërme me 21.11.2022 në këto shkolla: Gjimnazi “Haxhi Zeka” Istog, SHFMU “Bajram Curri” në Istog, Kopshti i Fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Istog dhe SHFMU “Ndre Mjeda” në Rakosh.
Në shkollat e tjera mësimi do të zhvillohet normalisht.
Për çdo ndryshim do të ju njoftojmë me kohë.