Google ka publikuar listën e kërkimeve kryesore në SHBA për vitin 2020 dhe siç mund të pritet, “koronavirusi”, “rezultatet e zgjedhjeve” dhe “Zoom” kryesuan.
Për të qenë të qartë: këto nuk janë kërkimet kryesore ose temat më të kërkuara.
Përkundrazi, ato janë “kërkime që patën një rritje të lartë të trafikut (trending) për një periudhë të qëndrueshme në 2020-n, në krahasim me vitin 2019”, siç bëri të ditur Google.
Mes kërkimeve kryesore trending ishin Kobe Bryant, Naya Rivera dhe Chadwick Boseman, të gjithë vdiqën në vitin 2020.
Kërkimet kryesore të Google sa u përket lajmeve përfshijnë “kontrolle stimuluese”, pasi shpërndarja e pagesave të qeverisë prej $1,200 nuk shkoi siç duhej; “papunësia”, pasi miliona humbën punën e tyre për shkak të bllokimeve nga pandemia; “zjarret në Australi”; “super e marta” dhe “uragani Laura”.
Njerëzit kryesorë në kërkimet trending të Google përfshinin presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe zv/presidenten e zgjedhur Kamala Harris, Kanye West, Tom Brady, Tom Hanks dhe udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Në përgjithësi, ka qenë një vit mjaft i tmerrshëm dhe temat e kërkimit kryesisht e tregojnë këtë gjë.
Sa u përket filmave, kërkimet kryesore trending ishin fituesit e Oscar, “Parasite”; “Black Panther”; “Sonic the Hedgehog”, “Little Women” dhe “Harley Quinn: Birds of Prey”. Shfaqjet kryesore të trending ishin ato të Netflix: “Tiger King”, së bashku me “The Queen’s Gambit”, “Cobra Kai”, “Outer Banks” dhe “Ozark”, si dhe “Little Fires Everywhere”.
Ekzistonte gjithashtu një kategori kërkimi trending “gjatë koronavirusit”; njerëzit donin të dinin nëse ata mund të shkonin te dentisti, të blinin një shtëpi, të gjenin një punë, të kryenin takime etj.
Me pak fjalë, këto janë gjërat që kanë qenë trending në Google përgjatë këtij viti të gjatë që na u duk si një dekadë.