Nxënësit e shkollave në Kosovë gjatë periudhës janar–qershor 2026 do të kenë disa ditë pushimi të planifikuara sipas kalendarit shkollor 2025–2026, duke përfshirë pushimin dimëror dhe pranveror, si dhe ditë të lira për festa zyrtare, shkruan AlbanianEducation.net.
Këto pushime ndërpresin procesin mësimor në periudha të caktuara dhe janë të vlefshme për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.
Pushimet shkollore nga janari deri në qershor 2026
Janar 2026
Pushimi dimëror: deri më 7 janar 2026
(26.12.2025 – 07.01.2026)
Viti i Ri: 1–2 janar 2026
Krishtlindjet Ortodokse: 7 janar 2026
Shkurt 2026
Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës: 17 shkurt 2026
Mars 2026
Fitër Bajrami: 20 mars 2026
Prill 2026
Pushimi pranveror: 7 – 10 prill 2026
Dita e Kushtetutës: 9 prill 2026
Pashkët Katolike:
– festa bie më 5 prill 2026,
– dita e pushimit shkollor shtyhet më 6 prill 2026
Pashkët Ortodokse:
– festa bie më 12 prill 2026,
– dita e pushimit shkollor shtyhet më 13 prill 2026
Maj 2026
Dita Ndërkombëtare e Punës: 1 maj 2026
Dita e Evropës:
– festa më 9 maj 2026,
– dita e pushimit shtyhet më 11 maj 2026
Kurban Bajrami: 27 maj 2026
Qershor 2026
Dita e Paqes: 12 qershor 2026