Këto janë shtetet më të lumtura në botë, kush kryeson

- Advertisement -

Vendet skandinave vijojnë të kryesojnë listën e shteteve me njerëzit më të lumtur në botë.

- paragrafi 1 -

Finlanda, Islanda dhe Danimarka janë renditur si vendet më të lumtura në botë në bazë të një sondazhi nga Gallup.

- Advertisement -

Pavarësisht pandemisë së COVID, rezultati për këto tre vende nuk ka ndryshuar. Shumica e intervistave për përfundimet e sondazhit u kryen gjatë valës së parë të pandemisë në pranverën e vitit 2020.

Zvicra është rritur me dy vende nga viti 2019 duke u renditur e katërta, ndërkohë që Gjermania kapërceu 7 shtete të tjera duke u futur në 10-she. Kanadaja nga ana tjetër është spostuar në vendin e 15-të.