E diel, 23 Shkurt, 2025

Këto janë punët më të preferuara të momentit

- Advertisement1-

Analiza e Indeed tregon se në SHBA, interesi i punëkërkuesve lidhej pozitivisht dhe në mënyrë domethënëse me pagat e reklamuara në njoftimet e punës dhe me mundësinë e kryerjes së punës në distancë.


Pandemia ndryshoi komplet jetesën e te gjithëve e një nga pjesët më të rëndësishme të përditshmërisë sonë është PUNA. shkruan World Economic Forum.

- Advertisement -

Një analizë e njoftimeve të saj të punës në SHBA që nga fillimi i pandemisë tregon se interesi i punëkërkuesve në sektorë të tillë si inxhinieria e ndërtimit dhe IT është rritur. Të dyja këto fusha patën gati 60% më shumë kërkime pune deri në fillim të tetorit 2021 krahasuar me 1 shkurtin e vitit të kaluar. Gjatë së njëjtës periudhë, kërkimet për punë në media e komunikim, si dhe në zhvillim programesh, u rritën me më shumë se 48%, transmeton lajmi.net.

Nga ana tjetër, kërkimet për punë në fushat e kujdesit ndaj fëmijëve, si dhe të atyre që lidhen me përgatitjen e ushqimeve dhe me shërbimet, ranë përkatësisht me 15% dhe 18%, krahasuar me periudhën para pandemisë. Punët në pozicionet e kujdesit personal dhe të kujdesit shëndetësor në shtëpi humbën një të tretën e kërkimeve, ndërsa punët e ngarkimit dhe magazinimit rezultuan edhe më keq, duke regjistruar një rënie prej 40%.

Në të njëjtën kohë, njoftimet për punët e ngarkimit dhe magazinimit janë rritur më shumë se dyfish krahasuar me shkurtin e vitit 2021 – rritja më e lartë në të gjithë sektorët. Sektori i magazinimit nuk është i vetmi në vështirësi: shumë nga sektorët më pak të njohur kanë probleme për plotësimin e pozicioneve të lira në vazhdën e pandemisë.

Ky trend është tërësisht ndryshe nga ai i rikuperimit të fortë në njoftimet e punës. Krahasuar me pikën minimale të referimit të Indeed të datës 1 shkurt 2021, kompania raporton një rritje të konsiderueshme të vendeve të lira të punës në të gjitha tregjet e saj kryesore – në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Francë, Kanada dhe Australi.

Numri i vendeve të lira të punës, siç dëshmohet nga reklamat e punës në Indeed, është rritur krahasuar me nivelet para pandemisë deri në 81% në Australi dhe me më shumë se 50% në SHBA, ku njoftimet për të gjithë sektorët ishin mbi pikën minimale të referimit të 1 shkurtit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...