Këto janë librat e fletoret që lanë pas Shehidja, Naseri, Ylberi e Egzoni, të cilët u vranë më 17 prill të vitit 1999.
Para 26 viteve forcat serbe sulmuan shtëpinë e familjes së gjerë Muqolli në fshatin Poklek të Drenicës. Në atë shtëpi, ku ishin strehuar rreth 60 persona, 53 u vranë — nga ta, 24 ishin fëmijë.
Librat dhe fletoret e Shehides, Naserit, Ylberit dhe Egzonit u gjetën nga babai i tyre, të shpërndara nëpër oborr.
Sot, ato mbesin ashtu siç ishin kur i gjeti ai, të mbuluara me baltë nga ajo ditë me shi e ftohtë e datës 17 prill 1999, dhe janë pjesë e ekspozitës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”
____
Marrë nga Humanitarian Law