E premte, 20 Shtator, 2024

Këto janë kategoritë që përfitojnë nga dekretimi i Ligjit të Pagave, që u bë dje nga presidentja

- Advertisement1-

Presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar Ligjin e Pagave. Kështu kanë bërë të ditur nga Presidenca gjatë ditës së djeshme.

“Zyra e Presidentes ka pranuar për shpallje, Ligjin Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, sot, më 4 janar 2023. Pas analizave ligjore nga Zyra e Presidentes, Presidentja Osmani e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, po sot, më 4 janar 2023”, ka deklaruar Bekim Kupina, këshilltar për Media i Zyrës së Presidentit.

- Advertisement -

Ndonëse Qeveria nuk ka treguar ende vlerën e një koeficienti, nga Ligji i pagave do të përfitojnë arsimtarët, mjekët, zjarrfikësit, policët dhe shërbyesit civil.

Ligji për Pagat në sektorin publik është miratuar në lexim të dytë më 22 dhjetor në Kuvendin e Kosovës.

Projektligji i cili pati nxitur reagime për muaj me radhë, mori mbështetjen e shumicës së deputetëve, ku pro tij votuan 63 deputetë, ndërsa vota kundër nuk kishte pasur, por një abstenim nga Kryeparlamentari Konjufca.

Në votimin e dytë të Projektligjit për paga, deputetët e tri partive opozitare PDK, LDK dhe AAK nuk morën pjesë ndonëse ishin të pranishëm në sallën e parlamentit.

Ky ligj parashihet të hyjë në fuqi një muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...