E premte, 22 Nëntor, 2024

Këto janë frutat dhe perimet që duhet të blini gjatë nëntorit

- Advertisement1-

Nga shporta e frutave do të veçonim mandarinën e cila është burim i mirë i vitaminave A dhe C. Mandarinat janë të shijshme dhe nuk kanë nevojë për ndonjë shoqërues shtesë.


Ngjyra të ngrohta dhe të forta, frutat dhe perimet që mund të gjenden në nëntor, na ndihmojnë për ta bërë më të gëzuar këtë muaj, gjatë të cilit temperaturat ftohen e humori bie.

- Advertisement -

Për të përmirësuar gjendjen, duhet të marrim fibra, minerale dhe vitamina, që të parandalojmë sëmundjet e para sezonale, por edhe për të shmangur depresionin tipik të këtij sezoni melankolik.

Një nga blerjet tipike të vjeshtës është lulelakra, e pasur në vitaminë C, vitaminë A dhe B. Rekomandohet për këdo që vuan nga anemia sepse është burim i shkëlqyer i hekurit dhe mineraleve të tjera, të tilla si kaliumi, acid folik dhe magnezi.

Kopra, me shije relativisht të fortë, është ideale për ata që ndjekin një dietë për të humbur peshë. Mund të përdoret edhe si çaj i nxehtë; kështu rregulloni sistemin tretës.

Nga shporta e frutave do të veçonim mandarinën e cila është burim i mirë i vitaminave A dhe C. Mandarinat janë të shijshme dhe nuk kanë nevojë për ndonjë shoqërues shtesë.

Në shportën tuaj të perimeve për këtë muaj duhet të vendosni: patatet e reja, panxharin, qepët, selinon, sallatën jeshile, spinaqin, radhiqet, çikoren, rrepat, bathët, kërpudhat, kungulin e verdhë, lulelakrën dhe brokolin. Nga frutat mos harroni të blini hurmat, dardhat, rrushin, kivit, shegët, gështenjat, mollët, mandarinat dhe portokajt.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...