Viti shkollor 2025/2026 po shkon drejt përfundimit, ndërsa nxënësit do të shkojnë pushim veror.
Sipas kalendarit shkollor, nxënësit e klasave të 12-ta do ta përfundojnë vitin mësimor më 14 maj 2026, duke i hapur rrugë organizimit të provimeve dhe përgatitjeve për maturë.
Ndërkaq, për nxënësit e klasave të 9-ta dhe të 11-ta, dita e fundit e mësimit do të jetë më 5 qershor 2026, shkruan AlbanianEducation.net.
Procesi mësimor për nxënësit e klasave 1 deri në 8 do të përfundojë më 19 qershor 2026, datë e cila shënon edhe mbylljen zyrtare të vitit shkollor për shumicën e shkollave në vend.

/AlbanianEducation.net/.