E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Këto janë 8 efektet që përtypja e çamçakëzit mund të ketë në trupin tuaj

- Advertisement1-

Shumica prej nesh i drejtohen çamçakëzit për të shpëtuar nga aroma e keqe, ose për të shmangur urinë.

Por, a e dini se çfarë efektesh ka përtypja e një çamçakëzi tek ju?

- Advertisement -
  1. Ndikon tek dhëmbët tuaj

Për mirë: Çamçakëzi pa sheqer është një vrasës efikas i baktereve, i cili mund t’ju shpëtojë nga shpenzimi për një pastë dhëmbësh. Ai mbron dhëmbët nga prishja, duke  shkaktuar pështymë shtesë që lanë acidet dhe mbetjet e ushqimit. Ai gjithashtu forcon smaltin, duke aplikuar kalcium dhe fosfat shtesë.

Për keq: Por nëse çamçakëzi juaj përmban sheqer, ai ka një ndikim negativ në shëndetin e dhëmbëve. Bakteret që jetojnë në gojë, tretin sheqerin para se të arrijnë në stomak, duke grumbulluar pllaka tek dhëmbët.

  1. Përmirëson kujtesën

Përtypja rrit rrahjet e zemrës, qarkullimin e gjakut dhe shpërndarjen e oksigjenit në tru. Disa nga efektet pozitive të tij janë: përmirëson gatishmërinë, përpunimin e mendimit, vendimmarrjen dhe kujtesën. Fatkeqësisht, nuk funksionon për një kohë të gjatë: funksionon vetëm nëse e përtypni para ose gjatë detyrave sfiduese.

  1. Ju ndihmon të bini në peshë

Për mirë : Çamçakëzi ndonjëherë mund të na largojë oreksin. Pasi përtypin çamçakëz në mëngjes, njerëzit priren të ndihen më pak të uritur. Gjithashtu rrit energjinë dhe ju bën të ndiheni më pak të lodhur.

Për keq : Çamçakëzi mund t’ju largojë dëshirën për të konsumuar ushqime të shëndetshme, sepse pasi e kemi përtypur, nuk na pëlqen më shija e asgjëje. Edhe pse do të hani më pak gjatë ditës, do të keni prirjen për të konsumuar ushqime që kanë shumë kalori.

  1. Shkakton probleme tek nofulla

Përtypja e vazhdueshme mund të çojë në një çrregullim që prek nyjet e nofullës dhe muskujt përreth saj. Çdo lëvizje e nofullës, ngrënia, qeshja, apo edhe të folurit, shoqërohet me dhimbje të forta që ndonjëherë përhapen në qafë dhe shpatulla. Rreziku është veçanërisht i lartë nëse përtypeni në momente stresi, pasi njerëzit priren të shtrëngojnë dhëmbët në mënyrë të pavetëdijshme kur janë nervozë.

- Advertisement -rrrrrrr
  1. Ndikon në sistemin tretës

Për mirë : Prodhimi shtesë i pështymës gjatë përtypjes ndihmon në mënyrë efektive kundër sëmundjes së mëngjesit dhe lëvizjes. Disa thonë se funksionon më mirë se ilaçet, duke zvogëluar shanset për të vjella, siklet në bark dhe të përziera po aq shpejt, ndërkohë që është më i lirë.

Për keq : Por mjerë për ju nëse keni një stomak të ndjeshëm. Kur përtypni, gjithmonë gëlltisni gllënjka të imëta të ajrit dhe mbushni stomakun tuaj me gaz që mund të çojë në fryrje të stomakut . Ju mund të keni dhimbje barku dhe diarre.

  1. Zvogëlon urthin

Përtypja mund të ulë nivelet e acidit në ezofag. Rrjedhja e pështymës hollon dhe neutralizon acidin pas ushqimit të rëndë. Kjo mund të ndihmojë në zvogëlimin e zbaticës së acidit dhe urthit.

  1. Ndikon në trurin tuaj

Për mirë : Çuditërisht, përtypja shërben si anti-stres dhe përmirëson humorin. Për më tepër, zvogëlon nivelet e kortizolit, hormonit të stresit dhe veprimi i thjeshtë i përtypjes është relaksues për shumicën e njerëzve.

Për keq : Por presioni i vazhdueshëm tek nofulla rrit sasinë dhe frekuencën e migrenës dhe dhimbjeve të kokës. Në rastin më të keq, mund të çojë në dhimbje koke kronike.

  1. Parandalon infeksionet e veshit

Infeksionet e veshit shfaqen kur bakteret mblidhen në tubat që lidhin hundën dhe veshët. Shpesh prek fëmijët. Çamçakëzi që përmban ëmbëlsues natyral ndihmon në parandalimin e krijimit të baktereve në këtë zonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...