E enjte, 19 Shtator, 2024

Këto janë 10 shkollat më të mira të biznesit në botë

- Advertisement1-

Financial Times (FT) ka publikuar së fundmi udhëzuesin e saj të përvitshëm në lidhje me renditjen e 100 shkollave më të mira të biznesit për të studiuar një Master në Administrim Biznesi. Renditja e FT-së është përpiluar duke u bazuar në përgjigjet e nxënësve dhe të dhënat e marra nga çdo shkollë.

Ajo përfshin 20 kritere të ndryshme të rankimit si: sa do të jetë paga mesatare tre vjet pas diplomimit, rritja mesatare e pagave në krahasim me periudhën përpara fillimit të kursit, cilat janë disa prej shkollave më të rekomanduara nga vetë studentët, etj.

- Advertisement -

Raporti theksoi përqindjen e studentëve që kanë gjetur një punë ose kanë pranuar një ofertë për punë brenda tre muajve të parë pas diplomimit dhe përmban njëkohësisht disa të dhëna që lidhen me raportin e studentëve që u punësuan sipas gjinisë.

Mbizotërojnë shkollat amerikane

Shkollat që cilësohen më të mirat sipas kësaj renditjeje janë ato amerikane, me në krye Shkollën e Biznesit të Stanford, si më e mira në botë për të studiuar një Master në Administrim Biznesi.

Stanfordi, i cili u rendit i dyti gjatë vitit të kaluar, sivjet shënoi rezultate më të larta në disa prej kategorive të anketës së FT-së, një prej të cilave ishte niveli më i lartë i pagës që studentët merrnin tre vjet pasi mbaronin shkollën. Studentët e diplomuar në Stanford fitojnë mesatarisht 214,742 dollarë amerikanë, rreth 114% rritje në krahasim me pagën mesatare të tyre para fillimit të kursit. Për më tepër, 87% e 95 studentëve të diplomuar në vitin 2014, gjetën punë 3 muaj pas mbarimit të shkollës.

Insead humbi pikë në renditjen e këtij viti

Lufta që u bë sivjet ishte ndërmjet Stanford dhe Insead, ku kjo e fundit humbi pikë dhe u rendit e dyta, në krahasim me një vit më parë që u rendit si shkolla më e mirë e biznesit në botë. Kjo shkollë biznesi, me bazë në Francë dhe Singapor, u rendit e dyta në dhjetëshen e shkollave më të mira, sepse fitoi shumë pikë në kategorinë e shkollave më të rekomanduara nga studentët.

- Advertisement -rrrrrrr

Shkolla e Biznesit në Harvard, e cila u rendit e pesta, ishte shkolla më e rekomanduar nga studentët për vitin 2018, ndërsa Stanford ishte i dyti. Paga që marrin të diplomuarit e Insead është 177,157 dollarë amerikanë, duke shënuar rritje prej 105% krahasuar me nivelin e pagës që merrnin kur filluan studimet, edhe pse një nivel shumë më i ulët në krahasim me pagën që marrin të diplomuarit e Stanford.

Një tjetër shkollë biznesi amerikane, Universiteti i Pensilvanisë, Wharton, zuri vendin e tretë në këtë renditje. Kësaj shkolle iu shtuan shumë pikë nga kategoria e studentëve që gjetën punë tre muaj menjëherë pas diplomimit, rreth 93% e 95 studentëve.

Ky universitet u rendit i treti edhe për nivelin e pagës mesatare që studentët merrnin pas diplomimit, rreth 190,826 dollarë amerikanë, pas atij të Stanford dhe Harvard. Këtu edhe raporti ndërmjet pjesëmarrjes së studentëve meshkuj/femra ishte i ngushtë 56 me 44%.

Krahas Stanford, Insead dhe Wharton, në dhjetëshen e shkollave më të mira të biznesit u rendit edhe Shkolla e Biznesit në Londër në vend të katërt, ku paga mesatare është rritur me 109% në krahasim me periudhën përpara se studentët të fillonin studimet dhe Shkolla e Biznesit në Harvard, e cila siç e përmendëm edhe më sipër, renditet në vend të pestë dhe ku të diplomuarit fitojnë një pagë mesatare prej 192,133 dollarësh amerikanë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...

“Prindi 1”, “Prindi 2”, në vend nëna dhe babai, Komuna e Prishtinës del me sqarim pas reagimeve të shumta

Të martën një dokument i shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë ka shkaktuar reagime të...

Krenare Çerkini, një ndër dy shqiptaret e vetme në historinë e universitetit prestigjioz

Krenare Çerkini është frymëzim për shumë vajza të reja nga Kosova. E reja nga qyteti...