E premte, 21 Shkurt, 2025

Këto janë 10 punët më të mira dhe më të këqija për të ardhmen

- Advertisement1-

Ju ndoshta nuk jeni në gjendje të parashikoni të ardhmen, por ekspertët e të dhënave mund t’ju tregojnë punën e duhur që duhet të zgjidhni për një të ardhme të suksesshme.

Duke përdorur të dhënat e Qendrës së Statistikave të Punës, Kiplinger dhe grupi i parashikimit ekonomik EMSI analizuan 785 punë të njohura në SHBA.

- Advertisement -

Nga kjo listë, Kiplinger llogariti se cilat profesione do të kenë ritmet më të forta dhe më të dobëta gjatë 10 viteve të ardhshme (ndërmjet 2016 dhe 2026), sa do të paguajnë ato vende pune dhe sa arsim do të kërkojnë. Këto janë 10 punët më të mira dhe më të këqija për dekadën e ardhshme sipas Kiplinger.

10 Punët më të mira për të ardhmen:

-Zhvillues aplikacionesh

-Analist i sistemeve kompjuterike

-Infermier

-Fizioterapist

- Advertisement -rrrrrrr

-Menaxher i shërbimeve shëndetësore

-Ndihmës mjek

-Dentist higjene

-Analist i hulumtimit të tregut

-Këshilltar financiar personal

-Patolog i gjuhës së folur

Në lidhje me 10 vendet më të mira të punës, Kiplinger mori në konsideratë dy kualifikimet e mëposhtme: Përveç pagës së mirë, puna do të ketë një pengesë të menaxhueshme për hyrjen. Muhlbaum tha për CNBC se profesioni i doktorit nuk arriti të ishte pjesë e listës, sepse është një profesion që kërkon një kohë të gjatë dhe një sasi të madhe parash për t’u përgatitur për këtë fushë.

10 punët më të këqija për të ardhmen:

-Punëtor makinerie

-Përpunues fotosh

-Lustrues mobiljesh

-Prezantues radiofonik ose televiziv

-Dizajner lulesh

-Arkëtar i lojrave

-Politikan

-Operator i makinerive të metalit dhe plastikës

-Shitësi derë më derë

-Punonjës i lidhjeve dhe printimit

Kriteri kryesor që Kiplinger mori në konsideratë për punën më të keqe ishte se profesioni duhej të punësonte të paktën 20,000 njerëz. Jo rastësisht, Muhlbaum thekson se shumë prej këtyre punëve përfshijnë punë me dorë dhe punë artizanale që përfundimisht do të bëhen të automatizuara.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...