E diel, 24 Nëntor, 2024

Këto gjëra mbajnë mend fëmijët nga prindërit

- Advertisement1-

Faza e rritjes së fëmijëve është një ndër momentet më të vështira për prindërit, aq më tepër kur nuk kanë pasur eksperienca të mëparshme, pra është fëmija i tyre i parë.

Prindërit mundohen të japin shumë këshilla fëmijëve por disa prej tyre fëmijët nuk mund t’i fshijnë nga memoria. Këto janë gjërat që fëmijët nuk mund ti harrojnë kurrë

- Advertisement -

1.Kur i keni bërë të ndihen të sigurt

Çdo fëmijë ka nevojë për mbrojtje, prandaj fëmijëve tuaj do t’i nguliten në memorie të gjitha ato herë kur keni luftuar përbindëshat që fshihen poshtë krevatit të tyre, ose kur i keni qëndruar pranë pas një ëndrre të keqe. Por do të mbajnë mend edhe ato raste kur temperamenti juaj ju ka shndërruar juve në ato përbindësha që ata i ruhen aq shumë.

2.Kur i keni kushtuar kohë

Fëmijët e lidhin ndjenjën e dashurisë me sasinë e vëmendjes që marrin. Ato ditë kur ju ndaloni atë që po bëni për t’u bërë pjesë e një çaji me vajzën tuaj, apo një lojë me top me djalin, do të jenë kujtime të ngulitura thellë në memorien dhe zemrat e tyre kur të rriten. Gjeni kohën për të bërë gjëra të vogla me fëmijët tuaj, sepse në fund, do të jenë momentet më të rëndësishme

3.Marrëdhënia juaj me partnerin

Fëmijët e formojnë këndvështrimin e tyre rreth dashurisë duke parë prindërit e tyre. Synoni të keni atë lloj marrëdhënieje, që t’i bëni ata të presin me padurim martesën e tyre. Jepini fëmijëve sigurinë që vjen kur shohin mamin dhe babin në një marrëdhënie dashurie të përkushtuar me njëri-tjetrin.

- Advertisement -rrrrrrr

4.Përgëzimet dhe kritikat tuaja

Zemra e një fëmije është si një çimento e patharë, përshtypjet që krijojnë në fazat e hershme të jetës së tyre, do të ngurtësohen me kalimin e kohës. Ata do të krijojnë identitetin e tyre, do të ngurtësohen me kalimin e kohës, shkruan shekulli. Ata do të krijojnë identitetin e tyre, aftësitë dhe ndjenjës e vetëbesimit, në varësi të fjalëve që ju i keni thënë gjatë fëmijërisë. Detyra e prindërve është të mësojnë dhe disiplinojnë, por edhe kur të kritikoni, bëjeni me dashuri dhe inkurajim.

5.Traditat familjare

Fëmijët do të mbajnë mend traditat që ju vendosni në familjen tuaj, qoftë një film në fundjavë, një vend drejt të cilit udhëtoni rregullisht, mënyra si festoni ditëlindjet ose eventet e tjera special. Krijoni qëllimisht disa tradita që dhe fëmijët tuaj do të donin tua kalonin fëmijëve të tyre një ditë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...