E shtunë, 1 Mars, 2025

Këtë të shtunë mbahet provimi i maturës shtetërore: A do të ndalet avazi i kopjimit?

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se të shtunën (24 qershor) do të mbahet Provimi i Maturës Shtetërore.

Sipas njoftimit, në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe me shkollat, MASHTI ka realizuar të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e këtij provimi

- Advertisement -

Në çdo bankë do të sistemohet nga një nxënës ndërkaq, në çdo klasë do të lejohen më së shumti 15 maturantë, njofton MASHTI.

Tutje, kërkohet që për çdo parregullsi ë qendrën e testimit, të raportohet, me shkrim në DKA dhe në MASHTI.

“Ndërsa, ndaj të gjithë personave të angazhuar në proces, të cilët nuk i realizojnë detyrat e caktuara me kompetencë dhe profesionalizëm të lartë, do të kërkohet përgjegjësi.”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, njofton se kujtdo që i zihet telefoni do të përjashtohet nga provimi.

“Bazuar në Ligjin për Provimin e Maturës Shtetërore dhe Udhëzuesin e dërguar në shkolla, ndalohet rreptësisht mbajtja e telefonit brenda qendrave të testimit. Kujtdo që i zihet telefoni do të përjashtohet nga mbajtja e provimit.”, njofton ministria.

Testi do të organizohet në 178 qendra të testimit, bën të ditur ministria.

- Advertisement -rrrrrrr

“Këtë vit, në sallën e testimit (klasat) përveç administruesve do të jetë edhe një mbikëqyrës (student absolvent ose të nivelit master). “

“Për të mos ndikuar në proces dhe sipas rregullave të administrimit të testit, pas orës 10:00 (koha kur fillon testi) nuk lejohet asnjë person tjetër brenda qendrave të testimit përveç personave përgjegjës për mbarëvajtje të testit.”

Prandaj, mediet mund të marrin pamje në çdo qendër vetëm para fillimit të Testit të Maturës.

Rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore pritet të shpallen më datën 3 korrik, thuhet në njoftimin e MASHTI-t. /AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Kristinë Oroshi nga Klina, mësimdhënësja që po realizon misionin e shenjtë në qytetin e Kielit të Gjermanisë

AlbanianEducation.net ka realizuar një intervistë me një mësimdhënëse Kristinë Oroshi nga Klina e cila...

Ganimete Selimi, një nga mësueset më të spikatura të shkollës “Dituria” në Podujevë

Arsimtarja Ganimete Selimi është një nga figurat më të spikatura të stafit akademik të...

Mësuesja Nerxhivane Gashi, një përvojë të gjerë dhe një përkushtim të palëkundur ndaj arsimit

Arsimtarja Nerxhivane Gashi është një ndër figurat më të spikatura të stafit akademik të...

Albiona Shkodra, mësuese e përkushtuar që krijon një atmosferë të këndshme dhe bashkëpunuese

Albiona Shkodra, e lindur më 13.09.1975, ka filluar punën e saj më 01.04.2016 në...