Këtë fundjavë do të mbahet trajnim për 64 mësimdhënës

- Advertisement -

Drejtoria komunale e arsimit në Skënderaj, në bashkëpunim me SBAShK – Skënderaj, ka njoftuar se po vazhdon me organizimin e trajnimeve për mësimdhënësit e komunës.

- paragrafi 1 -

DKA njofton se deri më tani, janë trajnuar 130 – mësimdhënës, ndërsa në këtë fundjavë do të mbahen edhe dy trajnime të tjera me rreth 64 – pjesëmarrës, shkruan Albanian Education.

- Advertisement -

Njoftimi:

Drejtoria komunale e arsimit në Skënderaj, në bashkëpunim me SBAShK – Skënderaj, vazhdojnë me organizimin e trajnimeve për mësimdhënësit e komunës sonë.

Deri më tani, janë trajnuar 130 – mësimdhënës, ndërsa në këtë fundjavë do të mbahen edhe dy trajnime të tjera me rreth 64 – pjesëmarrës.

- Advertisement -

Trajnimet që do të organizohen janë:

1. Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollë, dhe

2. Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar.

Këto trajnime do të ndikojnë drejpërdrejt në ngritjen e cilësisë në arsim dhe në planifikimin e udhëheqjen në Arsimin Parauniversitar.

E falënderojmë kryetarin e degës së SBAShK- ut në Skënderaj, z.Ramiz Polaci, për bashkëpunimin në realizimin e këtyre trajnimeve në komunën tonë.