Këta janë përfituesit e skemës “Mësimdhënia e bazuar në punë hulumtuese” në vlerë 10 mijë euro – EMRAT

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci ka njoftuar se është publikuar sot lista e përfituesve të skemës “Mësimdhënia e bazuar në punë hulumtuese”, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Postimi i saj:

- Advertisement -

Kemi publikuar sot listën e përfituesve të skemës “Mësimdhënia e bazuar në punë hulumtuese”.

Qëllimi kryesor i kësaj skeme është ta ndihmojë mësimdhënien e bazuar në punë hulumtuese duke financuar veprimet mësimore të bazuara në punë hulumtuese, të cilat propozohen nga mësimdhënësit e universiteteve për lëndë specifike për t’i përtërirë agjendat aktuale të mësimdhënies.

Buxheti i planifikuar për këtë skemë mbështetëse është 150 mijë euro, ku do të ofrohen 15 grante në vlerë prej 10.000 euro. Kjo skemë financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe Projekti HEI’25.

- Advertisement -

Pas kalimit nëpër një proces transparent, secili aplikim është vlerësuar nga 3 ekspertë të angazhuar nga Diaspora shqiptare në arsimin e lartë në Evropë dhe ShBA, ndërsa lista me pikët e vlerësimit nga ekspertët ka kaluar nëpër Jurinë e emëruar për këtë program te udhëhequr nga Prof. Bruno Sergi nga Universiteti i Harvardit.

Kjo listë tashmë është miratuar edhe nga Këshilli Shkencor në MASHTI.

Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese 15 ditë nga dita e shpalljes së këtij njoftimi.

LISTA E PERFITUESVE