Këta janë nxënësit që përfaqësuan Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës

- Advertisement5 -

Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim nxënësit që përfaqësuan Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës, një nga garat më prestigjioze për të rinjtë në këtë fushë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në këtë garë të nivelit të lartë, vendi ynë u përfaqësua nga gjashtë talente: Ajan Hajrullahu, Lyron Celina, Vesa Xhymshiti, Shpendi Deva, Ari Juniku dhe Lekë Nikçi.

- Advertisement - M1

Postimi i u.d. presidentes:

Sot prita në takim nxënësit tanë të jashtëzakonshëm që përfaqësuan Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës, një nga garat më prestigjioze për të rinjtë në këtë fushë.

Në këtë garë të nivelit të lartë, vendi ynë u përfaqësua nga gjashtë talente: Ajan Hajrullahu, Lyron Celina, Vesa Xhymshiti, Shpendi Deva, Ari Juniku dhe Lekë Nikçi.

- Advertisement - m2

Ata dëshmuan përkushtim, dije dhe potencial të madh, duke na bërë krenarë të gjithëve.

Një urim i veçantë për Ajan Hajrullahun për medaljen e bronzit, si dhe për Lyron Celinën dhe Vesa Xhymshitin për Mirënjohjet e Nderit, arritje që flasin shumë për cilësinë dhe punën e tyre.

Këta të rinj janë dëshmi e qartë se e ardhmja jonë është në duar të sigurta. Suksesi i tyre është frymëzim për të gjithë ne dhe motivim për të vazhduar mbështetjen ndaj arsimit dhe talenteve të reja.

Urime dhe suksese të mëtejshme!