Këta janë nxënësit që do ta përfaqësojnë Suharekën në garat shtetërore të fizikës

- Advertisement -

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, ka publikuar listën e nxënësve që do të përfaqësojnë këtë komunë në garat shtetërore të fizikës.

- paragrafi 1 -

Garat shtetërore do të mbahen të shtunën më 01.02.2025, duke filluar nga ora 11:00, në Departamentin e Fizikës në Prishtinë. Nxënësit e Suharekës do të përballen me nxënës të tjerë nga e gjithë Kosova në një garë për të treguar njohuritë dhe aftësitë e tyre në fushën e fizikës.

- Advertisement -

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Remzi Bajselmani, ka shprehur kënaqësinë e tij për suksesin e nxënësve në garat komunale dhe i ka uruar ata për sukses në garat në nivel të Republikës së Kosovës.

“Jam shumë i kënaqur me rezultatet e nxënësve tanë dhe i uroj të gjithëve sukses në garat shtetërore. Kjo është një dëshmi e punës së palodhshme të nxënësve, mësuesve dhe drejtorëve të shkollave”, tha Bajselmani.

Më poshtë emrat e nxënësve:

- Advertisement -