Bekim Mustafa, drejtor i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, bashkë me zëvendësdrejtorin Agim Asllani kanë pritur nxënësit fitues në garat komunale të Fizikës, bashkë me mësimdhënësin e tyre, Saud Rrahmani.
Drejtori Mustafa ka përgëzuar nxënësit për suksesin e arritur, duke theksuar se suksesi i tyre e ka bërë shkollën dhe ai është shprehur se beson në suksesin e këtyre nxënësve edhe në garat në nivel vendi.
Mustafa ka falënderuar edhe për punën dhe përkushtimin profesorin Saud Rrahmni, për punën e tij me grupin e fizikantëve dhe se e tërë kjo punë është shpaguar.
Edhe zëvendësdrejtori ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë sukses, duke i inkurajuar për punë edhe më të madhe, por edhe duke theksuar se shkolla është në dispozicion të tyre.
profesori Saud Rrahmni, ka theksuar se ky sukses i përket nxënësve, të cilin e kanë rritur falë punës së tyre dhe ka falënderuar udhëheqjen e shkollës dhe kolegët e tij mësimdhënës të fizikës, por edhe të lëndëve të tjera për përkrahjen.
Të rikujtojmë se garat komunale të fizikës në nivel komunal janë mbajtur këtë fundjavë. Në shkollimin e mesëm të gjithë fituesit e vendeve të para, të dyta dhe të treat janë nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”. Fituesit të cilët janë mirëpritur në drejtorinë e shkollës janë këta nxënës:
Në klasat X, XI dhe XII të gjithë fituesit ishin nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”
Klasa e 10
Artina Limoni 2. Erina Xhyrishevci 3. Leonita Hajdini
Klasa e 11
Olt Bajrami 2. Melos Hajrullahu 3. Era Januzi
Klasa e 12
Olt Imeri.