E diel, 23 Shkurt, 2025

Këta janë nxënësit e Drenasit që përfaqësuan Kosovën në konferencën e parë franko-gjermane në PE

- Advertisement1-

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me nënkryetarin Arben Shala, drejtorin e Gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, Mentor Sahiti dhe drejtor të drejtorive komunale, të premten pasdite kanë pritur në takim nxënësit e këtij gjimnazi, të cilët kanë përfaqësuar Kosovën në konferencën e parë franko-gjermane në Parlamentin Evropian.

Kryetari Lladrovci, para të pranishmeve, ka përgëzuar nxënësit duke shtuar se këta nxënës nuk kanë bërë krenar vetëm familjen, por Drenasin e përgjithësisht Kosovën. “Falë përfaqësimit tuaj dinjitoz e me shumë krenari, ju keni hapur dyert e binjakëzimit mes gjimnazit tonë dhe shkollës gjermane. Ju përgëzoj e uroj për këto të arritura dhe ju siguroj që do të keni përkrahjen e vazhdueshme të komunës ne hapat e juaj drejtë dijes. Falënderoj miqtë gjerman, veçanërisht qytetarin e nderit të komunës sonë, njëherit zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland dhe drejtuesen e shoqatës gjermane Education Unlimited, Kerstin Zielonsko”, ka thënë kryetari Lladrovci.

- Advertisement -

Kryetari Lladrovci u ka ndarë edhe mirënjohje nxënësve të gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” që kanë përfaqësuar Kosovën en këtë konferencë me motivacionin “Për përfaqësimin e Kosovës në konferencën e parë franko-gjermane në Parlamentin Evropian”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....