E diel, 19 Janar, 2025

Këta janë mësuesit që nxënësit vlerësojnë më shumë

- Advertisement1-

Mësuesit ndonjëherë nuk janë të vetëdijshëm për ndikim që kanë te nxënësit e tyre. Çdo sjellje, fjalë, motivim, përkrahje do të thotë shumë për ta. Ndaj, mos i kurseni!


Mendime të ndryshme nga nxënës për mësuesin ideal

- Advertisement -

“Sipas mendimit tim, mësuesi ideal është ai që do të gjejë një qasje individuale për secilin nxënës. Ai është i vëmendshëm dhe është i gatshëm për të ndihmuar dhe mbështetur nxënësin në çdo kohë dhe nuk ka të preferuar në klasë. Këto cilësi i ka mësuesi im i matematikës. Ai gjithashtu ka një sens të shkëlqyeshëm humori. Është i gatshëm ta sqaojë materialin edhe 10 herë nëse është e nevojshme. Ai komunikon me të gjithë në një pozitë të barabartë dhe nuk veçon askënd. Nëse dikush nuk ndihet mirë, ai e shoqëron atë personalisht te një mjek shkolle, duke mos lënë askënd vetëm në një moment të vështirë. Nëse dikush ka një problem me një mësues tjetër, e vendosim në dijeni të situatës dhe ai është aty për t’i gjetur zgjidhje. Dështimet nuk bëhen arsye që ai të humbasë pozitivitetin dhe optimizmin. Ai gjithmonë pyet se si e kaluam verën, pra interesohet edhe për jetën tonë jasht shkolle”

“Një mësues ideal i duhet të jetë rigoroz, i qartë, i sinqertë, i ditur për lëndën e tij. Mësuesi im i preferuar është mësuesi i gjuhës shqipe. I drejtë dhe i gatshëm kurdoherë. Mësuesi i mirë nuk veçon një nxënës të shkëlqyer nga një më pak i mirë, sepse i trajton të gjithë me respekt”, shkruan portalishkollor.

“Sipas mendimit tim, vlerësimi i ndërsjellë është më i rëndësishmi për mësuesin. Qëndrimi ndaj nxënësit nuk ka lidhje me notën që i vendos. Mësuesen ideale e gjej te mësuesja e historisë. Më pëlqen mënyra sesi ajo shpjegon, me një pasion të jashtëzakonshëm. Ndonjëherë ajo mërzitet kur dikush sillet keq, por në seriozitetin e saj gjithmonë ka nota humori. Midis mësuesve të tjerë, ajo shkëlqen mbi të gjitha me pasionin e saj. Ajo është mjaft objektive dhe e drejtë në vlerësim. Jo të gjithë mund ta duan, por jam i bindur që të gjithë e respektojnë”

“Unë do të rendisja mësuesen time të frëngjishtes si një mësuese ideale. Ajo na mësoi botën e kulturës dhe artit francez. Na u desh shumë kohë të ambientoheshim me stilin e saj të mësimdhënies dhe të mësoheshim me të si person. Ajo nuk kufizohej thjesht me kurrikulën e shkollës, por gjente gjithmonë detyra dhe tekste shtesë për analizë. Ajo u shfaq në kohën e duhur, kur ishim mjaft të pjekur për të vlerësuar metodat e saj të punës, sepse ishim gjimnazistë. Folëm shumë në çdo mësim të frëngjishtes, duke praktikuar edhe gjuhën në këtë mënyrë. Mësuam shumëçka rreth artit francez. Ajo ishte tejet e apasionuar. Falë saj unë tashmë ndjek studimet në Francë dhe jam e dashuruar me këtë vend”

Mësuesit ndonjëherë nuk janë të vetëdijshëm për ndikim që kanë te nxënësit e tyre. Çdo sjellje, fjalë, motivim, përkrahje do të thotë shumë për ta. Ndaj, mos i kurseni!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...