Këta janë 8 nxënësit nga Kosova që dolën fitues në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe në Tiranë – EMRAT

- Advertisement -

8 nxënës nga Kosova kanë dalë fitues në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe të mbajtur në Tiranë, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi nga ministrja Arbërie Nagavci:

- Advertisement -

Është përmbyllur me sukses faza e katërt e Olimpiadës së Gjuhës Shqipe! ✨

Në këtë ngjarje të mbajtur dje në Tiranë 🇦🇱 u bënë bashkë 84 nxënës nga Kosova e Shqipëria, të përzgjedhur nga mbi 16,000 pjesëmarrës. 8 nxënës nga Kosova treguan dije, përkushtim dhe dashuri për gjuhën tonë amtare!

Fituesit nga Kosova janë:

- Advertisement -

🥇 Vendi i parë: Erina Sejdiu, shkolla “Mehmet Gjevori” Prishtinë;

🥈 Vendi i dytë: Orgesa Morina, shkolla “Dardania” Prishtinë;

🥉 Vendi i tretë: Eltina Buzaku, shkolla “Gani Elshani” Drenas; Jeta Rama, shkolla “Daut Bogujevci” Fushë Kosovë; Nina Kaja, shkolla “Yll Morina” Gjakovë; Elsa Krasniqi, shkolla “7 Marsi” Prishtinë; Toska Nagavci, shkolla “Yll Morina” Gjakovë; Merime Palloshi, shkolla “Jusuf Gërvalla” Kaçanik.

Gjuha Shqipe është ura që na bashkon brez pas brezi andaj le të vazhdojmë ta ruajmë e ta kultivojmë gjuhën tonë të bukur!🇽🇰🇦🇱