E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Kështu foshnja juaj flen sigurt

- Advertisement1-

Në raste të rralla, në moshën njëvjeçare ndodh që befasisht të vdes fëmija në gjumë. Për fat të mirë, ka metoda për ta parandaluar këtë: mjedisi i duhur për fjetje.

Masat e thjeshta ndihmojnë për të zvogëluar rrezikun për fëmijën tuaj, në minimum. Rekomandimet e mëtejme janë provuar shkencërisht dhe janë dëshmuar në praktikë.

- Advertisement -

Pozicioni i shtrirë në shpinë

Fëmija juaj duhet që nga dita e parë të flejnë në shpinë- edhe ditën, të flejë në shpinë. Kjo është masa më e rëndësishme parandaluese për gjumë të sigurtë dhe zvogëlon rrezikun e vdekjes së befasishme me 50%.

Shqetësimi se foshnja mund të gëlltisë ushqimin e vjellur apo edhe pozicioni shtrirë në shpinë nuk merrë frymë mirë, sipas ekspertëve, krejtësisht është e pabazuara dhe për fat të keq shpesh paraqet pengesë për këtë pozicion të sigurtë gjumi.

Kur fëmija juaj është i zgjuar dhe aktiv, ajo duhet patjetër të vendoset edhe në bark, që të mund të mësojë të ngrit kokën. Dhe më vonë, kur fëmija juaj nga mundësia e vet rrotullohet të flejë nga shpina në bark, mos e prekni nga ajo pozitë për të fjetur. Në këtë fazë të zhvillimit, rreziku i vdekjes së befasishme në gjumë janë shumë të vogla dhe pozita fjetjes nuk luan më rrol të rëndësishëm.

Thes gjumi në vend të batanijes

Një thes i përshtatshëm gjumi për foshnje nuk mund të hiqet nga shqelmet ose të tërhiqet mbi kokë. Ju lutem, në shtratin e foshnjes mos leni as batanije as jastëk. Kjo është e rëndësishme sepse fëmija juaj nuk mund të fus kokën nën to dhe të vihet në rrezik.

- Advertisement -rrrrrrr

Për madhësinë adekuate të thesit vlen rregulla e grushtit: gjatësia e trupit plus 10 cm më i madh në të gjitha anët. Hapja në grykë e thesit, nuk duhet bërë më shumë se madhësia e kokës së foshnjes. Ka thes për fjetje për të porsalindurit.

Mbrojtja nga mbingrohja

Mbani të ngrohur dhomën e gjumit edhe në dimër jo më shumë se 18°C. Temperatura ideale për gjum është 16°C deri në 18°C. Duart dhe këmbët e fëmijës tuaj mund të jenë të ftohtë, por nuk do të thotë se ngrijnë. Foshnjes Tuaj i mjafton për gjumë pelena, body, pizhama dhe thesi i gjumit, me rastin e temperaturave më të larta në dhomë apo në verë, normalisht se duhet shumë më pak. Nëse foshnja Juaj djersitet në pjesët e qafës, ambienti është tepër i nxehtë.

Ju lutem gjatë gjumit të mos i qitet foshnjes kapela, koka e ekspozuar e foshnjes Tuaj mund të rregullojë temperaturën e tij më së miri. Shishja me ujë të nxehtë dhe batanija ngrohëse mund të nevojiten vetëm përpara për ta ngrohur shtratin. Gjatë gjumit të foshnjes, ato mund të jenë të padobishme madje të rrezikshme. Lëkura e deles apo ngjashëm, nuk i takon shtratit të foshnjes.

Tymi i cigareve dëmton

Pirja e duhanit afër foshnjes rrit rrezikun për sëmundje dhe për sindromin e vdekjes së befasishme. Ju lutemi të përmbaheni e mos pini duhan në ambientet e banimit dhe mos pini kurrsesi duhan në prani të foshnjes.

Shtrati i veçantë i foshnjes në dhomëne prindërve

Në vitin e parë të jetës, foshnja duhet të flejë në shtratin e vet, në dhomën e gjumit.

Ushqyerja me gji është e shëndetshme

Nëse është e mundur, foshnja duhet ushqyer me gji, 4 deri 6 muaj. Kjo forcon trupin dhe sistemin e saj imunitar.  / Hipp Kosova /

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...