E premte, 20 Shtator, 2024

Kështu dukeshin Abetaret shekuj më parë /FOTO

- Advertisement1-

Mbi 150 abetare të botuara gjatë një shekulli janë bërë bashkë në Prishtinë me ekspozitën “Rrugëtimi i abetares shqip 1844–1942”.

Pikënisja – “Ëvetari” i Naum Veqilharxhit i vitit 1844 e deri në vitin 1942 me abetaret në toskërisht e gegërisht të botuara nga Ministria e Arsimit në Firence. Mehmet Kraja, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka thënë se abetarja nuk ka qenë asnjëherë te shqiptarët vetëm për të nxënit të shkronjave, por edhe vetëdije për përkatësi. Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, ka thënë se botimi i abetareve jashtë vendit reflekton edhe fakte e situata të tjera

- Advertisement -

“Ëvetari” i Naum Veqilharxhit është veç një nga abetaret e një kohe që shfaqet në tavolinat ekspozuese bashkë me abetare të tjera që e shoqërojnë aty. Është botuar “Në mot i parë, 1844”. Deri tash konsiderohet si e para abetare e gjuhës shqipe dhe mendohet të jetë botuar në Bukuresht ose në Brail të Rumanisë. Me të është pikënisja e një rrugëtimi 180-vjeçar, e ekspozita sjell kapitullit njëshekullor të abetareve. Mbi 150 botime unike të shtypura në trojet shqiptare e jashtë janë bërë bashkë në ekspozitën “Rrugëtimi i abetares shqip 1844–1942”, e hapur të enjten në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Për herë të parë në Kosovë, nëpërmjet ekspozitës, shpalosen ekzemplarë të rrallë të teksteve të abetares, duke nisur nga e para ajo e Veqilharxhit, “fort i shkurtër e i përdorçim Ëvetar shqip, për çdo si cilë qëdo të mpsonjë të kënduarit e të shkruarit bukur shqip”, e deri në vitin 1942 me abetaret në toskërisht e gegërisht të botuara nga Ministria e Arsimit në Firence.

Me shumë mysafirë sesa zakonisht janë pritur abetaret në hapësirat e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku janë vendosur tavolina ekspozuese, ndërsa pranë tyre edhe flamujt shtetërorë të Kosovës e Shqipërisë. Numër i pafund librash janë nxjerrë nga arkivi i krijuar prej më shumë se një shekulli që reflektojnë në punën e pashoq të veprimtarëve, duke përçuar edhe rrugëtimin e lëvrimit, njohjes, përhapjes së gjuhës shqipe e ngritjen e vetëdijes kombëtare.

Ekspozita retrospektive me kuratore Etleva Domin shpalos rreth 100 vjet rrugëtim të abetareve shqipe që ruhen si trashëgimi e vyer në fondin arkivor të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Ajo shërben edhe si kujtesë e kontributit të jashtëzakonshëm të autorëve të abetareve.

Mehmet Kraja, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ka thënë se ato që sjell ekspozita kanë rëndësi historike.

- Advertisement -rrrrrrr

“Nuk është thjeshtë e dhënë historike se abetarja shqip ka një moshë pjekurie gati 180-vjeçare, por është më shumë se kaq, reflekton një përpjekje për të gjetur rrugë më të përshtatshme për emancipim të përgjithshëm të një populli të vuajtur, të dëshpëruar, për të gjetur metoda më efikase shkencërisht të mbështetur për nxënësit, për të nxënit e shkronjës shqipe si parakusht i dijes, por edhe i identitetit”, ka thënë akademik Kraja derisa ka shtuar se abetarja nuk ka qenë asnjëherë te shqiptarët vetëm për të nxënit të shkronjave, por edhe vetëdije për përkatësi. /KOHA/

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vdes njëri ndër mësimdhënësit e parë në Drenicë, Istref Haxhiu

Ka vdekur, veterani i arsimit, Istref Haxhiu nga fshati Poklek i Vjetër i Drenasit. Istref...

Shukrane Shaqiri Çollaku emërohet zv.drejtoreshë në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Mësuesja Shukrane Shaqiri Çollaku është emëruar Ushtrues Detyre në pozitën e Zëvendësdrejtorit, në shkollën...

Nga Blerim SHERIFI: Vetëm si komb i arsimuar do të triumfojmë mbi të tjerët me armën më të sofistikuar – DIJEN

"Mësimdhënia është një kontratë ndërmjet nxënësit dhe mësuesit të tij. Kjo tregon se mësuesi...

Gjest i mirë: Mërgimtari dhuron 22 pisha dhe 11 drunjë dekorativ për shkollën “Dëshmorët e Qyqavicës” në Qirez të Skenderajt

Mërgimtarët vazhdojnë të kontribuojnë për vendlindjen e tyre. Së fundmi mërgimtarin Elmi Osmani, nga fshati...