E diel, 19 Janar, 2025

Kështu duhet të reagoni nëse fëmija juaj ju godet

- Advertisement1-

Fëmijët shpesh nuk dinë se si të përballen me emocionet e veta, andaj kur janë të hidhëruar dhe të pakënaqur, të paaftë të bëjnë çfarëdo qoftë tjetër, fillojnë të godasin njerëzit që i kanë afër.

Lexoni se në çfarë mënyre mundeni ta pengoni këtë.

- Advertisement -

Fëmijët shpesh godasin vëllezërit, motrat dhe të tjerët kur nuk ua japin ndonjë lodër apo diçka nuk është sipas dëshirës së tyre.

Situatat e këtilla prindërit i zgjidhin pak a shume me sukses, mirëpo problemi shfaqet kur edhe ata bëhen “cak” i shfaqjes së pakënaqësisë.

Mënyra më e mirë t’i përgjigjeni ndaj goditjes është që fuqishëm, assesi ashpër, të shtrëngoni dorën e fëmijës dhe t’i thoni diçka si p.sh.: Nuk bën të më godasësh! E di që je i hidhëruar, por nuk mund të më rrahësh. Kjo dhemb!

Është me rëndësi t’ia thoni këto fjalë me zë të fuqishëm, sepse fëmijës ia mësoni rregullat e sjelljes. Kështu i tregoni që dini se si ndihet dhe që pakënaqësia apo hidhërimi i tij nuk janë problemi, por mënyra me të cilën i shfaq.

Në situata të këtilla do të duhej që qartë t’ia bënit me dije fëmijës se cilat sjellje janë të pranueshme e cilat jo. Dhe vetëm atëherë mund ta mësoni se si të shfaq ndjenjat e veta në mënyrën e drejtë.

Lejojeni të bërtasë me gjithë zërin, apo që me këmbë t’i mëshojë dyshemesë. Le të bëjë vija me laps të kuq në letër apo me duar t’i mësojë jastëkut.

- Advertisement -rrrrrrr

Megjithatë, para se t’ia ofroni ndonjërën prej këtyre opsioneve, më parë vendosni se cila nga to për ju është më e pranueshme. Është me rëndësi që t’i ndihmoni që në mënyra jodestruktive të shfaqë hidhërimin e vet.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...