Këshilltari i ministres Nagavci reagon për 5-vjeçarin që u largua nga shkolla për shkak të flokëve të gjata

- Advertisement -

Këshilltari ligjor i Ministres së Arsimit, Valdrin Dervishaj, ka reaguar pas publikimit të shkrimit se drejtoresha e largon 5-vjeçarin nga shkolla për shkak të flokëve të gjata”.

- paragrafi 1 -

Dervishaj ka deklaruar se “Inspektorati do të përkujdeset që të sqarohet ky rast dhe fëmija të kthehet në shkollë”.

- Advertisement -

Tutje Dervishaj ka shkruar në Facebook se mosndjekja e shkollimit për shkak të flokëve është e papranueshme.

“Fëmijët e kanë vendin në shkollë. Nuk ka një akt normativ që ia ndalon fëmijëve të kenë flokë të gjata apo të shkurtra” – ka shkruar Dervishaj.

Drejtoresha në Ferizaj e largon 5-vjeçarin nga shkolla për shkak të flokëve të gjata