E hënë, 24 Shkurt, 2025

Këshilli i shkollës “Sezai Surroi”, votoi Muhamed Jasharin për drejtor të shkollës

- Advertisement1-

Muhamed Jashari është zgjedhur drejtor i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc. Kështu ka vendosur Këshilli i shkollës. Ai mori 5 vota, kurse kundërkandidati i tij, Admir Naziri, mori 4 vota.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Këshilli i shkollës votoi për drejtor të shkollës

Sot u mbajt mbledhja e Këshillit të shkollës, organi më i lartë i këtij institucioni arsimor, ku në rend dite ishte votimi për drejtor, ku me votim te fshehtë u deklaruan për kandidatët për drejtor të shkollës me mandat katërvjeçar.

Për postin e drejtorit konkuruan dy kandidatë, Admir Nazifi, ekonomist i diplomuar dhe Muhamed Jashari, profesor i historisë.

Nga gjithsej 9 anëtarë me të drejtë vote, votuan 9 dhe ate: Admir Nazifi mori 4 vota, ndërsa Muhamed Jashari mori 5 vota. Nuk pati vota të pavlefshme.

Këshilli i shkollës ia dha besimin profesorit Muhamed Jashari.

Këshilli i shkollës jep mendim për zgjedhjen e drejtorit.

- Advertisement -rrrrrrr

Pëlqimin për drejtor e jep Minnistri i Arsimit, pra, sipas Ligjit mbi Sistemin e Arsimit dhe Edukimit, drejtorin e zgjedh ministri.

Nga shërbimi i shkollës!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...