E enjte, 19 Shtator, 2024

Këshilli i Prindërve vjen me një njoftim të fundit për librat

- Advertisement1-

Sekretari i Këshillit të Prindërve, Enver Balaj ka thënë se nuk ka asnjë pengesë dhe mësimi duhet të fillojë me 1 shtator, ngase sipas tij, nxënësit do të pajisjen me libra pasi që prindërit do të rimbursohen për blerjen e tyre.

Ndërkaq, për mungesën e librarive në 7 komuna të Kosovës, ai tha se shtëpitë botues e kanë interes shitjen e librave e do të hapin pika mobile.

- Advertisement -

“Unë mendoj që tash shtëpitë botuese, ato kanë interes me i shit librat, ato kanë me hap pika mobile shitëse, nëpër të gjitha qytetet e Kosovës, kudo që janë sepse është në interesin e tyre me hap pika shitëse, për me i shit librat që i kanë botuar, edhe mendoj që është punë e kryer kjo dhe nuk paraqet ndonjë problem te qytetarët”.

“Mësimi ka me filluar, është normale që fillon, kurrfarë pengese nuk ka edhe duhet me filluar patjetër, pasi rimbursimi apo të hollat po kalojnë nëpër konto të prindërve është punë e kryer, librat i kanë fëmijët, nuk ka ndonjë problem, nuk paraqet ndonjë problem”.

Sipas Balajt procesi i aplikimit përmes platformës e-Kosova do të ketë probleme për shkak që prindërit mund të mos kenë qasje në internet.

“Të gjithë prind që marrin shtesa të fëmijëve, kanë qasje në e-Kosova, duhet të hapet linku për aplikim, duhet të aplikojnë me numrin personal të letërnjoftimit, mandej në bazë të numrit i dalin sa fëmijë i ka, prej 6 vjet deri në 16 vjet, do të thotë prej klasës së parë deri në klasën e 9 edhe mund të aplikohet për fëmijët e vet dhe prej javës së ardhshme dalin të hollat në konto, me të holla mundet me i ble librat, mundet me i ble të premten mundet të hënën”, ka deklaruar ai për EO.

“…ne edhe kur kemi ble librat vite më herët, unë i kam ble për fëmijët e mi kurrë para 3-4 shtator nuk i kom ble, nuk është e thënë me filluar mësimi të hënën menjëherë librat, librat mundet të hënën, të martën edhe nuk paraqet ndonjë problem, me rëndësi që ministria po i jep të hollat për librat e fëmijë, nuk kanë nevojë qytetarët mu frikësuar as me u shqetësua as me u alarmuar se të hollat kanë me dal të gjithëve në konto, veç duhet me aplikuar përmes e-Kosova”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...

“Prindi 1”, “Prindi 2”, në vend nëna dhe babai, Komuna e Prishtinës del me sqarim pas reagimeve të shumta

Të martën një dokument i shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë ka shkaktuar reagime të...

Krenare Çerkini, një ndër dy shqiptaret e vetme në historinë e universitetit prestigjioz

Krenare Çerkini është frymëzim për shumë vajza të reja nga Kosova. E reja nga qyteti...