E diel, 23 Shkurt, 2025

Këshilli i Prindërve: Tekstet shkollore do të sigurohen para 1 shtatorit, Ministria do ta bëjë parapagimin për prindërit javën e ardhshme

- Advertisement1-

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Besnik Dragusha, duke folur për çështjen e teksteve shkollore, ka thënë se në javën e ardhshme prindërit do t’i kenë mjetet për blerjen e tyre.

Sipas tij, gjatë kësaj jave do të hapet platforma e-Kosova dhe para 1 shtatorit prindërit do t’i kenë mjetet për tekstet shkollore.

- Advertisement -

“Sot besoj që brenda ditës ministria del me njoftim zyrtar saktësisht se si do të jetë kjo pjesë, duke e shpjeguar hap pas hapi edhe procedurimin edhe daljen e mjeteve, por informata është që gjatë kësaj jave platforma e-Kosova do të hapet për aplikim dhe mjetet do të dalin në javën e ardhshme”, tha kryetari i Këshillit të Prindërve.

Tutje, Dragusha tha se do të ketë parapagim për prindërit nga ana e ministrisë, e jo rimbursim.

“Prindërit do t’i kenë mjetet nga ministria në llogaritë e tyre para 1 shtatorit, kjo do të thotë se do të përdoren mjetet e ministrisë nga prindërit, pa pasur nevojë që ata fillimisht t’i blejnë me paratë e veta pastaj të kenë rimbursim, do të thotë do të ketë parapagim jo rimbursim”, u shpreh ai për Gazeta Blic.Gjithashtu, Dragusha ka folur edhe se si do të jetë mënyra e pagesave për familjet me dy ose më shumë fëmijë.

“Informatat që i kemi nga ministria, familja e cila i ka më shumë se dy fëmijë në shkolla, sistemi e-Kosova është i lidhur me regjistrin civil edhe aplikojnë për dy femijë duke përcaktuar shkollën dhe klasën e fëmijës, varësisht prej shkollës dhe klasës ata do të bëjnë pagesën”, ka thënë kryetari i Këshillit të Prindërve, Besnik Dragusha.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....