Këshilli i Prindërve të Kosovës: Testi i maturës dhe arritshmërisë të kota, të pavlefshme dhe të dëmshme për fëmijët

- Advertisement -

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar pas mbajtjes së Testit të Arritshmërisë.

- paragrafi 1 -

KPK thotë se ky test ka wenë i keqprojektuar, i keqmenaxhuar dhe ku kopjimi është sinonimi për të, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

“Testi i maturës dhe arritshmërisë vazhdojnë bindshëm të jenë aktet më të kota, më të pavlera e më të dëmshme për fëmijët tanë”, thuhet në reagim.

Njoftimi i plotë:

🛎 Fundi i vitit shkollor 2022-23

- Advertisement -

1️⃣ I erdhi fundi këtij viti shkollor, me qershinë mbi tortë: testin e arritshmërisë. Nuk ka ngjarje më përshkruese të këtij viti shkollor sesa një testim i këtij soji: i keqprojektuar, i keqmenaxhuar dhe ku kopjimi është sinonimi për të.

2️⃣ Ndërsa i gjithë sistemi arsimor i Kosovës e çoi dëm edhe një vit për t’i shërbyer mbi 300 mijë fëmijëve, testi i maturës dhe arritshmërisë vazhdojnë bindshëm të jenë aktet më të kota, më të pavlera e më të dëmshme për fëmijët tanë.

3️⃣ Ato teste janë shembuj konkret se si nuk duhen bërë projekte të tilla. Janë dëshmia e vendimeve dhe veprimeve pa përdorur rezonin e arsyes shkak-pasojë. Janë “paushalli” i politikbërjes për arsimin që po vazhdon në Kosovë.

4️⃣ Më e pakta është që ato teste të pezullohen. Ndryshe vitin e ardhshëm do të ketë organizim për bojkotimin e tyre.

5️⃣ Po e mbyllim një vit shkollor që as emrin e as mbiemrin se ka siç lexohet. Viti duhet të fillonte më 1 shtator dhe t’i shërbente vërtet shkollimit.

6️⃣ Në këtë pikë ku jemi, të vije shumë rëndë të shikosh mbrapa; por (sakaq) trishtohesh të çosh kokën për të parë vitin që vjen. E dhimbshme, sa s’ka, që më 1 shtator 2023 me mijëra fëmijë nuk do të jenë në bankat shkollore të Kosovës, por diku gjetkë.

7️⃣ Një sistem i kalbur arsimor po rrënon shpresën e prindërve për të rritur fëmijët në atdheun që ëndërronin të preheshin përgjithmonë.

8️⃣ Ky sistem arsimor është edhe i skaduar e edhe i dëmshëm (në tërësinë e tij)! Duhet një plan kombëtar, me pajtim të të gjitha palëve, për ta ringjallur, përditësuar dhe reformuar në palcë sistemin arsimor parauniversitar në Kosovë.