Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar ndaj rastit në Deçan.
Ky veprim, thotë Këshilli i Prindërve meriton denim të rëndë ligjor, kërkon edhe gjykim të fortë publik nga e gjithë shoqëria, që aktet e tilla të mos guxojnë as të mendohen, e lëre më të ndodhin.
Njoftimi i plotë:
‼️Akt i pështirë i mësimdhënësit ndaj vajzës së klasës së VII në Deçan‼️
Si Këshill i Prindërve, përkundër që nuk kemi informacion të plotë për ngjarjen, shprehim tronditjen tonë të thellë me aktin e incizuar (e të publikuar në medie) që dëshmon veprimin e pështirë të shfrytëzimit trupor të një vajze të klasës së shtatë në Deçan nga një mësimdhënës.
Ky veprim, që meriton denim të rëndë ligjor, kërkon edhe gjykim të fortë publik nga e gjithë shoqëria, që aktet e tilla të mos guxojnë as të mendohen, e lëre më të ndodhin.
Kjo është, fatkeqësisht, dëshmi e gjendjes skajshmërisht të rëndë të gjendjes nëpër shkollat tona, ku kemi pasur disa raste të raportimeve të ngjashme por ka edhe raste të frikës së raportimit të tyre.
Institucionet e Kosovës, por edhe gjjthë shoqëria, e sidomos prindërit, duhet të gjejnë guximin për të vendosur kufi të qartë e të paprekshëm të mbrojtjes së fëmijëve.
Horrat jashtë shkollave! BOLL MË!