E hënë, 20 Janar, 2025

Këshilli i Prindërve takohet me Nagavcin: 7 kërkesat që ia paraqiti për tekstet shkollore – ky ishte premtimi i ministres

- Advertisement1-

Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës ka mbajtur sot takim me ministren e arsimit, Arbërie Nagavci, të cilës i ka paraqitur shqetësimet dhe kërkesat e prindërve për tekstet shkollore.

Sipas njoftimi të Këshillit të Prindërve në Facebook, kryetari i tij Besnik Dragusha ka paraqitur 7 kërkesa ndaj Nagavcit, ndër to, që 1 shtatori të mos i gjejë nxënësit pa libra, çmimi të jetë unik dhe të jetë i publikuar, për komunat që s’kanë librari të krijohen pika shitëse mobile e që të ketë parapagim për prindërit dhe jo rimbursim të mjeteve.

- Advertisement -

Sipas njoftimit, ministrja Nagavci i ka premtuar Dragushës se prindërit do t’i kenë mjetet në llogaritë e tyre në fillim të javës së ardhshme, se mjetet do t’i mbulojnë shpenzimet e librave për secilin prind, se çmimi do të jetë unik për tërë Kosovën, dhe do të ketë libra të mjaftueshëm dhe me pika shitëse nëpër çdo komunë.

Postimi i plotë:

Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës – KPK, sot me datën 24.08.2023 ishte në takim me ministren e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Arbërie Nagavci.Ministrja znj. Nagavci informoi KPK-në se metodologjia e aplikuar në vitet paraprake nuk mund të aplikohet më, sepse është ndërpre si proces dhe është vendosur që të aplikohet metoda e re ‘Rimbursimi i prindërve për tekste shkollore’ përmes platformës e-Kosova.

Meqenëse, tanimë është vendosur për një metodë të re, kryetari i KPK-së, z. Besnik Dragusha, adresoi shqetësimet e prindërve për ndryshimin e metodologjisë së blerjes së librave nga Ministria, duke potencuar komplikimet që mund t’i kenë prindërit me këtë rast, kur dihet se kjo metodë po aplikohet për herë të parë dhe atë vetëm një javë para fillimit të vitit shkollor. Ndër të tjera në takim KPK, kërkoi nga ministria, që:

Një shtatori të mos i gjejë nxënësit pa libra;

Të shqyrtohet mundësia e marrjes së librave nga prindërit nëpër librari me një dokument zyrtar duke mos paguar, dhe pastaj Ministria t’i kryej obligimet ndaj librarive;

- Advertisement -rrrrrrr

Të realizohet kërkesa e më hershme e KPK-së për blerjen e librave edhe për nivelin VI-IX;

Libri i njëjtë të ketë çmim unik në secilën pikë të shitjes, dhe çmimet të jenë të publikuara;

Librat që do të përdoren, të jenë të publikuar nga organet kompetente, në mënyrë që secili prind të dijë saktësisht se librat e cilit botues duhet t’i blejë;

Për komunat që nuk kanë librari, të krijohen pika shitëse mobile, në mënyrë që prindërit ta kenë qasjen e lehtë për posedimin e librave;

Mos të ketë rimbursim tek prindërit për librat por të ketë parapagim.

Pas kësaj, zonja ministre njoftoi KPK-në, se nuk mund të përdoret metodologji tjetër përveç asaj me e-Kosova, dhe premtoi se prindërit do t’i kenë paratë në llogaritë e tyre bankare në fillim të javës së ardhshme. Ministria siguroi KPK-në se mjetet e përllogaritura për disbursim do t’i mbulojnë shpenzimet e librave për secilin prind, se çmimi do të jetë unik për tërë Kosovën, dhe do të ketë libra të mjaftueshëm dhe me pika shitëse nëpër çdo komunë.

Ndërsa, për klasat e VI-IX, ministrja njoftoi se ka vendosur t’i rimbursojë prindërit me një vlerë të caktuar, e cila do të jetë e mjaftueshme për blerjen e librave ushtrimorë, gjë që ka qenë edhe kërkesë e më hershme e KPK-së./AlbanianEduaction.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...