E shtunë, 25 Janar, 2025

Këshilli i Prindërve ripërsërit: Hapini shkollat ose çregjistrohemi

- Advertisement1-

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka ripërsëritur paralajmërimin e bërë një ditë më parë se do të bëjnë çregjistrimin masiv të nxënësve nëse nuk hapen shkollat më 3 tetor.

Ky këshill përmes një postimi në Facebook të premten ka falënderuar UNICEF-in i cili ka kërkuar që fëmijët tu kthehen bankave shkollore.

- Advertisement -

“I jemi mirënjohës organizatës UNICEF që ka kërkuar fillimin e menjëhershëm të procesit mësimor në Kosovë, duke sqaruar edhe dëmin e madh që po i bëhet të ardhmes së fëmijëve! Do të donim që reagime të tilla, në mbrojtje të së drejtës kushtetuese të fëmijëve tanë për edukim e arsimim publik, të kishim edhe nga organizata e përfaqësi të tjera ndërkombëtare që zakonisht reagojnë për çështje shumë më pak të rëndësishme. E 22-ta ditë që rreth 320 mijë fëmijë nuk mund të shkojnë në shkolla! Hapini shkollat ose çregjistrohemi!”, thuhet në postimin e këshillit.

Greva në arsim po vazhdon që nga 25 gushti. Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka lënë të kuptohet se këtë fundjavë mund të dalë me një vendim për vazhdimin apo ndërprerjen e grevës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kompania Pestova gëzon parafillorët e shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë, iu dërgon Vipa Chips

Kompania Pestova nga Vushtrria vazhdon të gëzojë nxënësit si në fshatra ashtu edhe në...

Pensionohet arsimtari Jusuf Jusufi nga Prishtina

Është pensionuar sot Jusuf Jusufi, arsimtar i historisë në shkollën "Shkëndija" në Hajvali, shkruan...

Vdes studentja Fatjeta Maçastena nga Podujeva

Ka vdekur studentja Fatjeta Maçastena. Njoftimin e ka dhënë Kolegji AAB. Njoftimi nga Kolegji AAB: Telegram...

SBASHK me njoftim të rëndësishëm për mësimdhënësit e Vitisë

SBASHK ka publikuar emrat e pjesëmarrësve nga Vitia për trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike...