E diel, 19 Janar, 2025

Këshilli i Prindërve: Paratë do të jenë në llogaritë e prindërve para shtatorit

- Advertisement1-

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, deklaroi se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i ka siguruar ata se prindërit do t’i kenë në llogari paratë për blerjen e teksteve shkollore para nisjes së procesit mësimor.

Ai deklaroi se kanë pasur takime me zyrtarë të Ministrisë dhe ky institucion ua ka sqaruar një pjesë të procesit se si prindërit do të mund t’ua blejnë fëmijëve librat shkollorë, pasi MASHTI s’mund ta bëjë këtë.

- Advertisement -

“MASHTI na ka dërguar para një akti me shumë të panjohura. Kemi diskutuar për shqetësimet e prindërve nëpër komunat e Kosovës. Kemi dalë në disa konkluzione pasi kemi konsideruar se përdorimi i një metodologjie të re, përmes e-Kosovës, mirëpo nëse do të duhej të përdorej kjo metodë, të fillohej përgatitja disa muaj më parë. Kemi thënë se ndoshta do të ishte më mirë që MASHTI, meqë s’ka asnjë mundsi të bëjë sigurimin e librave, të përdorë një metodë tjetër ku prindërit do të shkonin në librari me vërtetim dhe të nënshkruanin se do të merrnin librat. Kjo gjë është thënë se është e pamundur të realizohet”, deklaroi Dragusha, në KTV.

Sipas tij, procesi për bursimin e prindërve me para për blerjen e teksteve shkollore po shkon drejt finalizimit, ndërsa shtoi se Këshilli pret që 1 shtatori t’i gjejë nxënësit me libra.

“Ministria na ka siguruar në një takim që kemi pasur sot. Na ka shpjeguar cilat janë mundësitë për realizimin e kësaj… Procesi po shkon në atë drejtim, ajo që neve na është thënë dhe është premtuar se paratë prindërit do t’i kenë para një shtatorit në llogaritë e tyre. Ne kemi kërkuar që fëmijët më 1 shtator të mos e nisin mësimin pa libra. Atë çka dimë është se ministrja ka bërë llogaritjen e shumave për klasa dhe premtimi është se do të bursojnë paratë në llogaritë e prindërve që asnjeri të mos i japë nga xhepi i vet”, tha ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...