E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Këshilli i Prindërve paralajmëron çregjistrim masiv, nëse nuk fillon mësimi të hënën

- Advertisement1-

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka thënë se nëse të hënën e ardhshme nuk fillon mësimi në gjithë vendin, do të kërkojnë çregjistrim të nxënësve nga shkollat.

Në këtë rast, sipas Këshillit të Prindërve sistemi arsimor do të kolapsojë.

- Advertisement -

“Nuk do të ketë më nevojë as për shkolla, as për mësimdhënës e as për institucione arsimore!”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook.

Në fund, është bërë thirrje që të hapen shkollat, duke paralajmëruar në të kundërtën edhe protesta.

Reagimi i plotë i Këshillit të Prindërve:

SHKURT E SHQIP‼️
Nëse më 3 tetor nuk fillon mësimi në gjithë Kosovën, do të kërkojmë çregjistrim masiv nga shkollat dhe sistemi arsimor do të kolapsojë. Nuk do të ketë më nevojë as për shkolla, as për mësimdhënës e as për institucione arsimore!

Është e lehtë të prishësh, është kollaj të bllokosh, është e padrejtë greva në arsim!

HAPINI SHKOLLAT‼️
Kjo thirrje nuk i përjashton edhe format e tjera të shprehjes së pakënaqësisë: protesta, marshe, hyrje në shkolla!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

28 NËNTORI – në çdo shkollë po organizohen aktivitete për flamurin kuqezi

Mesazhi nga ministrja e Arsimit në Shqipëri. Ogerta Manastirliu: 🇦🇱🦅Në prag të Festave të Nëntorit,...

VENDIMI: 19 bursa në vlerë 1 mijë euro për studentët e Shqipërisë që studiojnë në Kosovë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për ndarjen e...

Shkolla “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, shembull i bukurisë dhe kreativitetit për 28 Nëntor

Shkolla “Pjetër Bogdani” në Prishtinë është shndërruar në një shembull të bukurisë dhe kreativitetit. Çdo...