E hënë, 25 Nëntor, 2024

Këshilli i Prindërve: Pa pagesën e mësimdhënësve s’ka kuptim as kompensimi i orëve të humbura

- Advertisement1-

Këshilli i Prindërve të Kosovës përmes një deklarate publike të enjten, ka thënë se nuk ka kuptim të kompensohen orët e humbura nga greva në arsim, derisa mësimdhënësit ende nuk i kanë marrë pagat e muajit shtator.

Sipas njoftimit, për shumicën e prindërve të Kosovës, mosdhënia e pagave nga Qeveria e Kosovës vetëm për punësuarit në sektorin e arsimit, është vendim i kontestueshëm ligjërisht, i padrejtë dhe i dëmshëm në shumë dimensione.

- Advertisement -

“Për shumicën e prindërve të Kosovës, mosdhënia e pagave nga Qeveria e Kosovës vetëm mësimdhënësve grevistë (ndërsa të punësuarit grevist në sektorët e tjerë janë paguar) është vendim i kontestueshëm ligjërisht, i padrejtë dhe i dëmshëm në shumë dimensione”, thuhet në deklaratën e tyre.

As kushtëzimi apo riemërtimi i dhënies së pagës nuk është aspak më i mirë, përkundrazi. Për habinë më të madhe as punëtorët teknikë, menaxhmentet e shkollave, mësimdhënëset lehona apo mësimdhënësit që kanë mbajtur mësim nuk janë paguar. Pra një seri gabimesh, me pasoja juridike, në këtë vendim”.

Sipas tyre, edhe pse greva ishte akt krejt i paarsyeshëm i SBASHK-ut (dhe në momentin më të keq të mundshëm), mospagesa e mësimdhënësve (së paku jo në afatin ligjor dhe më dëmet juridike të shumëfishta tashmë të realizuara) është përgjigjja institucionale më e padëshiruar edhe nga prindërit.

Pasojat e mospagesës së mësimdhënësve do të reflektohen në fund tek pamundësimi i krijimit të kushteve normale për mësimdhënie, denigrimit të rëndë institucional shtetëror ndaj (vetëm) një kategorie të punësuarish, humbjes së besimit dhe shpresës për shtet të së drejtës por edhe shtyrjen e diskutimit për temën e cilësisë në arsim”.

“Prindërit janë të stërlodhur me gjendjen e pashpresë të përmirësimit në sistemin arsimor publik në Kosovë dhe presin normalitet, zhvillim, siguri, llogaridhënie e cilësi në arsim. Asnjëra nga këto vazhdon të mos duket askund në horizont”.“Pa pagesën e mësimdhënësve nuk ka kuptim as kalendari i ri shkollor (edhe ashtu i përpiluar pa asnjë konsultim me këshillin e prindërve) e aq më pak kompensimi i orëve të humbura nga greva. Solidariteti ynë me mësimdhënësit për pagat është i plotë dhe i pakushtëzuar”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

10 mënyra për t’i kryer detyrat tuaja të shtëpisë më shpejt

Detyrat e shtëpisë mund të jenë të bezdisshme dhe të marrin shumë kohë, ndërsa...

Nxënësja Elmedina Dajaku i kushton këngë heroit Halil Geci në përvjetorin e rënies së tij

Në një akt të ndjerë përkujtimi, nxënësja Elmedina Dajaku ka interpretuar një këngë të...

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Luisi djali 14-vjeçar i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë të ndodhur...

Kolektivi i shkollës “Jorgji Dilo” nga Elbasani viziton shkollën “Asdreni” në Pejë

Shkolla "Asdreni" në Pejë ka njoftuar se kanë pasur për vizitën kolektivin e shkollës...