Këshilli i Prindërve: Nuk pranojmë që zëvendësimi i orëve të bëhet të shtunave

- Advertisement -

Këshilli i Prindërve të Kosovës, nuk pajtohet që kompensimi i orëve të bëhet gjatë vikendit.

- paragrafi 1 -

Jeton Demi, ka deklaruar se do ta shohin kalendarin e ri shkollor.

- Advertisement -

“Ne kemi deklaruar që fundjavat nuk duhet të jenë opsion i zëvendësimit të orëve. Do ta shohim kalendarin. Vikendeve assesi nuk jemi dakord” – tha Demi, për Klankosova.tv.

Zv.ministri Dukagjin Pupovci ka deklaruar se MASHT-i është duke punuar me intensitet për kalendarin e ri, ku përfshihet edhe kompensimi i orëve të humbura të mësimit.

Të hënën ka nisur procesi mësimor pas pesë javësh për shkak të grevës.

- Advertisement -

Përgjatë kësaj periudhe janë humbur 22 ditë mësimi.