E enjte, 14 Nëntor, 2024

Këshilli i Prindërve në Pejë të hënën organizon marsh për fillimin e mësimit në shkolla

- Advertisement1-

Këshilli i prindërve në Pejë të hënën do të organizojë marsh në qendër të qytetit, prej orës 12:00 deri në orën 12:30.

Me moton “Qeveri dhe SBASHK duam zgjidhje, kërkojmë rikthim në bankat shkollore për fëmijët tonë!”, ata po kërkojnë që nxënësit të kthehen në shkollë dhe të fillojnë procesin mësimor.

- Advertisement -

“Të hënën nga ora 12:00, nën organizim të Këshillit të prindërve në Pejë, mbahet marshi me moton: Qeveri dhe SBASHK duam zgjidhje, kërkojmë rikthim në bankat shkollore për fëmijët tonë!”, thuhet në njoftimin për media.

Këshilli Drejtues i Shkollës “Hil – Mosi” në Pejë u ka bërë thirrje prindërve që me fëmijët e tyre (nxënës të kësaj shkolle), të marrin pjesë në këtë marshim.

“Po ashtu ju informojmë se paraprakisht ky aktivitet ka lejen e Komunës së Pejës, dhe të Policisë së Kosovës, ku këta të fundit do të kujdesën për sigurinë e këtij marshi!”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

VJEN PREMTIMI: Vlerë të koeficientit të pagave 150 euro, mësim gjithëditor e mësimdhënës me dinjitet

Kryetari i LDK-së, njëherit kandidat për kryeministër ka takuar sot mësidhënësit e Prishtinës, ku...

Mësuesja Mimoza Rexhevelaj shpreh shqetësimin: Mbeta pa frymë – si u qëllua me pushkë nga gjuetarët objekti i shkollës

Mësuesja Mimoza Rexhevelaj që punon në Malësinë e Madhe ka njoftuar për një incident...

Reagon MASHT: S’ka kurrikulë të veçantë për edukim seksual e as tekste shkollore

Ministria e Arsimit ka reaguar lidhur me debatin e ngritur ditëve të fundit për...

SBASHK kërkon tërheqjen e doracakut për edukimin seksual: Material degjenerues, duhet hedhur në bërllok

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK), ka reaguar me...