E premte, 20 Shtator, 2024

Këshilli i Prindërve: Në komunat ku s’ka librari do të hapen pika shitëse mobile, aplikimi online mund të jetë problem

- Advertisement1-

Sekretari i Këshillit të Prindërve, Enver Balaj ka thënë se nuk ka asnjë pengesë dhe mësimi duhet të fillojë me 1 shtator, ngase sipas tij, nxënësit do të pajisjen me libra pasi që prindërit do të rimbursohen për blerjen e tyre.

Ndërkaq, për mungesën e librarive në 7 komuna të Kosovës, ai tha se shtëpitë botues e kanë interes shitjen e librave e do të hapin pika mobile.

- Advertisement -

“Unë mendoj që tash shtëpitë botuese, ato kanë interes me i shit librat, ato kanë me hap pika mobile shitëse, nëpër të gjitha qytetet e Kosovës, kudo që janë sepse është në interesin e tyre me hap pika shitëse, për me i shit librat që i kanë botuar, edhe mendoj që është punë e kryer kjo dhe nuk paraqet ndonjë problem te qytetarët”.

“Mësimi ka me filluar, është normale që fillon, kurrfarë pengese nuk ka edhe duhet me filluar patjetër, pasi rimbursimi apo të hollat po kalojnë nëpër konto të prindërve është punë e kryer, librat i kanë fëmijët, nuk ka ndonjë problem, nuk paraqet ndonjë problem”.

Sipas Balajt procesi i aplikimit përmes platformës e-Kosova do të ketë probleme për shkak që prindërit mund të mos kenë qasje në internet.

“Të gjithë prind që marrin shtesa të fëmijëve, kanë qasje në e-Kosova, duhet të hapet linku për aplikim, duhet të aplikojnë me numrin personal të letërnjoftimit, mandej në bazë të numrit i dalin sa fëmijë i ka, prej 6 vjet deri në 16 vjet, do të thotë prej klasës së parë deri në klasën e 9 edhe mund të aplikohet për fëmijët e vet dhe prej javës së ardhshme dalin të hollat në konto, me të holla mundet me i ble librat, mundet me i ble të premten mundet të hënën”.

“…ne edhe kur kemi ble librat vite më herët, unë i kam ble për fëmijët e mi kurrë para 3-4 shtator nuk i kom ble, nuk është e thënë me filluar mësimi të hënën menjëherë librat, librat mundet të hënën, të martën edhe nuk paraqet ndonjë problem, me rëndësi që ministria po i jep të hollat për librat e fëmijë, nuk kanë nevojë qytetarët mu frikësuar as me u shqetësua as me u alarmuar se të hollat kanë me dal të gjithëve në konto, veç duhet me aplikuar përmes e-Kosova”, ka deklaruar ai për EO.

Hapet platforma për aplikim për subvencionim të teksteve shkollore

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...