E hënë, 20 Janar, 2025

Këshilli i Prindërve: Mësimi s’bëhet me zor, do të refuzohen të shtunat

- Advertisement1-

“Mësimi të shtunave është gabim e ai do të refuzohet arsyeshëm”, ka thënë Këshilli i Prindërve i Kosovës të shtunën e 15 tetorit, në të shtunën e parë që është paraparë për kompensim të orëve të humbura të grevës së shtatorit, sipas kalendarit të ri shkollor, bazuar në vendimin e Ministrisë së Arsimit.

Në disa shkolla në vend është raportuar për bojkot të madh të nxënësve, ndërsa pasdite Këshilli i Prindërve ka thënë se “është vërtetuar” që deklaratat e deritashme janë vullnet i prindërve, “i bazuar në të drejtën e nevojën e fëmijëve për të drejta, për pushim dhe aktivitet jashtëshkollor”.

- Advertisement -

“Neve, prindërve, na kanë mbështetur për muri vendimet arbitrare dhe mohuese të të drejtave të fëmijëve vazhdimisht (edhe nga institucionet) andaj zëri ynë duhet të jetë sa i fuqishëm e masiv, aq edhe legjitim, i arsyeshëm, i urtë e i bazuar. Mësimi nuk bëhet me zor! Kjo nuk po kuptohet drejt! Mësimi të shtunave është gabim e ai do të refuzohet arsyeshëm! Një veprim civil, dinjitoz, i paanshëm e shumë i drejtë i mbrojtjes së fëmijëve u bë sot!” thuhet në njoftim.

Mbështetur në kalendarin e ri shkollor të miratuar nga MASHT-i, në tetë javët në vijim do të organizohet procesi mësimor edhe të shtunave, si kompensim për orët e humbura gjatë shtatorit, kur mësimdhënësit ishin në grevë. SBASHK-u dhe Këshilli i Prindërve kanë kërkuar një modalitet tjetër zëvendësimi. Por, disa komuna, përfshirë Prishtinën, u kanë kërkuar shkollave që të shtunën mësimi të mbahet konform vendimit të Ministrisë. Megjithatë, në shumë shkolla mësimdhënësit kanë qëndruar pa nxënës në objekte shkollore.

Dy ditë më parë kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, në një konferencë për media bëri të ditur se zëvendësimi i orëve të humbura nuk do të bëhet derisa Ministria t’i ftojë në takim sindikalistët dhe të dakordohen për modalitetin e zëvendësimit.

Janë 22 ditë të humbura të kalanderit shkollor, si shkak i grevës së mësimdhënësve.

Përmes kësaj greve, e cila u pezullua në fillim të këtij muaji pa ndonjë marrëveshje nga Qeveria, mësimdhënësit kërkonin nga 100 euro shtesë mbi pagë për çdo muaj deri në miratimin dhe hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...