E diel, 19 Janar, 2025

Këshilli i Prindërve kërkon që të premten të përfundojë viti shkollor, shkak temperaturat e larta

- Advertisement1-

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar që procesi mësimor të përfundojë gjatë ditës së premte. Pasi që shumica e institucioneve publike arsimore nuk janë të pajisura me sistemin e klimatizimit dhe se procesi i vlerësimit tek nxënësit thuajse ka përfunduar, andaj edhe është kërkuar që të premten të përfundohet viti shkollor.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka rekomanduar shkurtimin e orarit në institucione dhe shkolla të cilat nuk kanë kondicioner, për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë këto ditë. Sipas IHMK-së, orët mësimore duhet të shkurtohen nga 45 minuta sa janë tani, në 30 minuta.

- Advertisement -

E lidhur me këtë rekomandim të ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” në Televizionin Dukagjini janë: Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Shpresa Krasniqi, Doktoreshë si dhe Visar Islami, nënkryetar i Këshillit të Prindërve.

Visar Islami, nënkryetar i Këshillit të Prindërve përpos rekomandimeve nga IKSHPK-ja dhe IHMK-ja, Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar që procesi mësimor të përfundojë gjatë ditës së premte. Pasi që sipas Islamit, shumica e institucioneve publike arsimore nuk janë të pajisura me sistemin e klimatizimit dhe se procesi i vlerësimit tek nxënësit ka përfunduar.

“Duke i parë kushtet aktuale të shkollave dhe mungesa e klimatizimit në shumicën e shkollave dhe temperaturat e larta, procesi mësimore ka filluar që orët të shkurtohen. Ky rekomandim pritet të miratohen nga MASHT-it dhe do shkurtohen orët, pasi që është edhe fundi i vitit shkollor dhe nesër të jetë dita e fundit e mësimit. Të premten dhe të hënën do të ketë mësim, por kërkojmë që nesër të përfundohet pasi që vlerësimi i nxënësve thuajse ka përfunduar”, ka thënë Islami.
Logo
TV

Radio
Këshilli i Prindërve kërkon që të premten të përfundojë viti shkollor, shkak temperaturat e larta
Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar që procesi mësimor të përfundojë gjatë ditës së premte. Pasi që shumica e institucioneve publike arsimore nuk janë të pajisura me sistemin e klimatizimit dhe se procesi i vlerësimit tek nxënësit thuajse ka përfunduar, andaj edhe është kërkuar që të premten të përfundohet viti shkollor

Nga
Flaka Ramadani
20 Qershor, 2024, 13:08

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka rekomanduar shkurtimin e orarit në institucione dhe shkolla të cilat nuk kanë kondicioner, për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë këto ditë. Sipas IHMK-së, orët mësimore duhet të shkurtohen nga 45 minuta sa janë tani, në 30 minuta.

- Advertisement -rrrrrrr

E lidhur me këtë rekomandim të ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” në Televizionin Dukagjini janë: Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Shpresa Krasniqi, Doktoreshë si dhe Visar Islami, nënkryetar i Këshillit të Prindërve.

Visar Islami, nënkryetar i Këshillit të Prindërve përpos rekomandimeve nga IKSHPK-ja dhe IHMK-ja, Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar që procesi mësimor të përfundojë gjatë ditës së premte. Pasi që sipas Islamit, shumica e institucioneve publike arsimore nuk janë të pajisura me sistemin e klimatizimit dhe se procesi i vlerësimit tek nxënësit ka përfunduar.

“Duke i parë kushtet aktuale të shkollave dhe mungesa e klimatizimit në shumicën e shkollave dhe temperaturat e larta, procesi mësimore ka filluar që orët të shkurtohen. Ky rekomandim pritet të miratohen nga MASHT-it dhe do shkurtohen orët, pasi që është edhe fundi i vitit shkollor dhe nesër të jetë dita e fundit e mësimit. Të premten dhe të hënën do të ketë mësim, por kërkojmë që nesër të përfundohet pasi që vlerësimi i nxënësve thuajse ka përfunduar”, ka thënë Islami.

“Rekomandimi për shkurtimin e orëve mësimore nga 45 minuta në 30 minuta”, Besim Aliu nga IHMK-ja ka theksuar se kanë marrë parasysh rekomandimet e IKSHPK-së andaj kanë kërkuar që të zvogëlohet ora e mësimit dhe mos ‘ekspozimi’ në rrezet direkte të diellit, duke mos rrezikuar fëmijët për ndonjë simptomë të mundshme.

“Stina e Verës do të fillojë sonte në 22:50 temperaturat kanë qenë të larta. Ky muaj zakonisht ka mbizotëruar temperaturat e larta mbi 30+ gradë celsius. Nuk kemi vranësira dhe lagështira të ajrit është e ulët rreth 30% dhe kemi erë të vogël të qarkullimit. Ditët vijuese do të jenë +35-36 gradë celsius. Nuk parashihet të kenë reshje të shiut. Do të kemi më pak reshje atmosferike sesa avullim. Nga ora 10;00 deri 17:00 të mos i ekspozohemi rrezet të diellit ose të jemi me maska mbrojtëse, si sinjal për të kërkuar zvogëlimin e orëve të mësimit”, ka thënë Aliu.

E doktoresha, Shpresa Krasniqi ka thënë se duhet të kemi shumë kujdes për rreziqet potenciale që mundet ti sjell temperaturat e larta, shkaku mos të kemi ndonjë telash shëndetësor. Ajo ka shtuar se procesi mësimor rekomandohet që të zhvillohet në orët e hershme të paradites ose në orët e pasdite.

“Simptomat mund të jenë si : dehidratim, plogështi, marramendje, pastaj ka filluar të shfaqet rotavirusi tek fëmijët e vegjël”, ka deklaruar Krasniqi. /TvDukagjini

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...