E hënë, 24 Shkurt, 2025

Këshilli i Prindërve jep lajmin e fundit për tekstet shkollore – tregon kur do të bëhen parapagimi i prindërve

- Advertisement1-

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Besnik Dragusha, duke folur për çështjen e teksteve shkollore, ka thënë se në javën e ardhshme prindërit do t’i kenë mjetet për blerjen e tyre.Sipas tij, gjatë kësaj jave do të hapet platforma e-Kosova dhe para 1 shtatorit prindërit do t’i kenë mjetet për tekstet shkollore.

“Sot besoj që brenda ditës ministria del me njoftim zyrtar saktësisht se si do të jetë kjo pjesë, duke e shpjeguar hap pas hapi edhe procedurimin edhe daljen e mjeteve, por informata është që gjatë kësaj jave platforma e-Kosova do të hapet për aplikim dhe mjetet do të dalin në javën e ardhshme”, tha kryetari i Këshillit të Prindërve.

- Advertisement -

Tutje, Dragusha tha se do të ketë parapagim për prindërit nga ana e ministrisë, e jo rimbursim.

“Prindërit do t’i kenë mjetet nga ministria në llogaritë e tyre para 1 shtatorit, kjo do të thotë se do të përdoren mjetet e ministrisë nga prindërit, pa pasur nevojë që ata fillimisht t’i blejnë me paratë e veta pastaj të kenë rimbursim, do të thotë do të ketë parapagim jo rimbursim”, u shpreh ai për Gazeta Blic.

Gjithashtu, Dragusha ka folur edhe se si do të jetë mënyra e pagesave për familjet me dy ose më shumë fëmijë.

“Informatat që i kemi nga ministria, familja e cila i ka më shumë se dy fëmijë në shkolla, sistemi e-Kosova është i lidhur me regjistrin civil edhe aplikojnë për dy femijë duke përcaktuar shkollën dhe klasën e fëmijës, varësisht prej shkollës dhe klasës ata do të bëjnë pagesën”, ka thënë kryetari i Këshillit të Prindërve, Besnik Dragusha.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...